Muhamed Useini ka vendosur që të lërë Superligën e Kosovës, pavarësisht ofertave që ka marrë nga klubet e saj, për të zbritur një kategori më poshtë.
Sipas “Zëri i Sportit” në Kosovë, ish-futbollisti i Flamurtarit, është larguar nga Llapi për t’iu bashkuar skuadrës së Lirisë së Prizrenit.
37-vjeçari, një futbollist me një karrierë mjaft të pasur, shihet si një përforcim cilësor i ekipit të drejtuar nga Liridon Leci, që kërkon ngjitjen në elitë.
Useini kishte qenë në radarët e klubeve të Superligës si Prishtina e Re dhe Ferizaj, por në fund zgjedhja kishte rënë mbi prizrenasit, për të vazhduar karrierën në radhët e tyre.


