Talenti shqiptar Aristidi Kolaj kaloi një fazë përgatitore si protagonist me skuadrën e Sasuolos, teksa la skuadrën e Primaverës për t’u grumbulluar me ekipin e parë.
Sulmuesi me origjine nga Bajza e Malesise se Madhe gjeti edhe golin në ndeshjet miqësore, ndërsa ka marrë vlerësimet e trajnerit Roberto De Zerbi. Në këtë formë, sulmuesi ka fituar vëmendjen e disa klubeve të Serisë B, ku bie në sy ekipi i Pizës dhe Trapanit.
Klubi i Sasuolos do të ishte i gatshëm ta lejonte 20-vjeçarin të largohej, duke qenë se aty do të kishte më shumë mundësi aktivizimi, e cila do t’i koleksiononte më shumë eksperiencë.
Megjithatë, Sasuolo pranon vetëm mundësinë e huazimit dhe jo transferimit, pasi klubi beson te cilësitë e Kolaj. Sakaq, për futbollistin i cili është pjesë edhe e Shpresave të Shqipërisë, ka pasur interesim edhe nga Padova e Serisë C, megjithatë Serie B mbetet një opsion më konkret për të ardhmen./vipsport/