Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOferta për Hadrojn nga Turqia, Abilaliaj frenon transferimin: Ja e vërteta për...

Oferta për Hadrojn nga Turqia, Abilaliaj frenon transferimin: Ja e vërteta për mbrojtësin

Klubi i Superligës turke, Gaziantep, jep 400 mijë euro për blerjen e kartonit të mbrojtësit të djathtë të Partizanit, Andi Hadroj.

Mirëpo, të kuqtë nuk janë të kënaqur nga kjo shifër dhe pretendojnë më shumë për shitjen e lojtarit të Kombëtares.

Drejtori sportiv i “demave”, Arbër Abilaliaj, reagoi dje lidhur me të ardhmen e mbrojtësit. “Duke qenë se ka pasur shumë zëra ditët e fundit, mund të them se oferta që na ka ardhur për Hadrojin, nuk është në pritshmërinë e klubit tonë.

Nuk mendoj se dje ishte ndeshja e fundit e lojtarit. Kemi pasur oferta edhe për Carën dhe Maget, por është e njëjta situatë si për Hadrojin.

Klubi nuk është bindur dhe s’kanë qenë brenda pritshmërive”, ka thënë Abilaliaj për “MCN TV” rreth ofertave që kanë pasur disa lojtarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments