Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOfertë 200 mijë euro për mesfushorin e Dinamos, blutë mund të mbeten...

Ofertë 200 mijë euro për mesfushorin e Dinamos, blutë mund të mbeten pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm

Dinamo rrezikon të humbasë një futbollist të rëndësishëm në merkaton e janarit, pasi klubi turk i Gaziantep ka paraqitur një ofertë zyrtare për mesfushorin e ri Karamba Gasama.

Nga dokumenti i siguruar nga “Supersport” bëhet me dije se klubi turk ka ofruar shumën prej 200 mijë eurosh për kartonin e 21-vjeçarit, teksa pagesa do të kryhet e ndarë në dy këste. Negociatat mes palëve janë në zhvillim dhe ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Karamba shihet si një profil interesant për të forcuar repartin e mesfushës së Gaziantep. Ai i ka treguar paraqitje të qëndrueshme dhe progres të dukshëm gjatë sezonit të fundit, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve turk.

Një transferim i mundshëm në elitën e futbollit turk do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e lojtarit të ri. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Karambës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments