Jose Mourinho mbetet një nga trajnerët më të kërkuar në merkato dhe nuk është një surprizë që emri i tij të jetë shumë i lakuar.

Pas disa muajsh pushim, trajneri po shikon përreth për të kuptuar se nga duhet ta rinisë rrugën e tij. Disa oferta i janë bërë, por një nga këto është refuzuar.

“The Standard”, në Angli, ka bërë të ditur se Mourinho-s i është ofruar stoli i një kombëtareje në pritje të Kupës së Botës 2026.

Bëhet fjalë për Kanadanë, një nga vendet organizatorë të botërorit, që është në kërkim të një trajneri me peshë sukë parë se eksperienca në Katar u mbyll në fazën e parë.

Megjithatë, Mourinho nuk ka menduar se ishte zgjidhja e duhur dhe është në pritje të një oferte që mund të vijë nga Premier League, një kampionat që e njeh shumë mirë dhe ku është vlerësuar shumë.