Maccabi Tel Aviv është pas Rey Manaj. Diario Sport bën me dije se skuadra izraelite ka paraqitur një ofertë prej 1.5 milionë eurosh për Barcelonën, me katalanasit që duan ta largojnë lojtarin në këtë merkato.

Pas interesimit nga klube të ligës së dytë spanjolle dhe Sassuolos në Serie A, Manaj ia doli të gjente katër gola me ekipin e parë të Barcelonës, në përgatitjet e sezonit të ri.

Oferta konkrete deri në këto momente kanë bërë dy skuadra, si Tel Aviv dhe Famalicao, ndërsa klubet e tjera e duan lushnjarin kuqezi në huazim.