Vllaznia U21 po bën një paraqitje shumë të mirë në kampionatin e sivjetëm dhe si rrjedhojë e kryeson me meritë atë që nga java e parë e deri më tani. Njëri nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi është edhe Olsi Shema.
22 vjeçari që luan për të tretin sezon si titullar me ekipet e Vllaznisë (fillimisht me ekipin B dhe tashmë me atë U21), po bën një paraqitje të mirë në çdo ndeshje që luan.
Shema ka lindur me 3 janar te vitit 1999 ne Shkoder dhe që në moshë të vogël pëlqen futbollin duke u rregjistruar në ekipet zinxhit të “Albanian Ajax School” me të cilin luan deri në moshën 19 vjeçare.
Më pas ështe afruar ne ekipin Vllaznia B me të cilin luan dy sezon si lojtar tashmë i formuar, ndërsa sivjet pas shkrirjes së tij është bërë pjesë e ekipit Vllaznia U21, ekip i cili siç e thamë, ndodhet ne krye te tabeles me plote 25 pike, e ndjekur nga Laci me 22 pike.
I pyetur nga “Shkodra Sport” rreth objektivave te kampionatit Olsi Shema thotë se ekipi ka vetem nje qellim: Titullin kampion. Duke folur në lidhje me këtë temë, ai do të shprehej:
“Kampionati eshte i veshtire dhe ne po bejmë me te miren tone. Puna e mire e stafit drejtues dhe kryesisht e trajnerit Fatjon Hasani, ka bërë që ne të jemi ketu ku jemi, pra ne vendin e pare”
Ndërsa i pyetur lidhur me ecurine e tij si futbollist, qendërmbrojtësi shtatëlartë thote: “Sot une jam 22 vjeç dhe eshte sezoni i fundit që luaj me këtë grupmoshë. Ëndrra ime eshte te luaj per ekipin e pare te Vllaznise, por fakti qe nuk kam akoma nje ftesë prej tij, ka bërë që të shoh për të provuar edhe ofertat qe me kane ardhur”.
Në lidhje me këtë temë, mësojmë se Olsi Shema ne tetor të vitit të kaluar eshte paraqitur ne ekipin “Costa Latina” qe luan ne Seria D ne Itali. Paraqitja e tij ka qene e shkelqyer dhe esht vlerësuar nga drejtusit e atij ekipi, por ishte pandemia ajo qe prishi planet e tij pasi Seria D ne vendin fqinj pezullua deri ne nje njoftim te dyte.
Po ashtu kujtojme se Shema në ditët e para të janarit të këtij viti ka beren proven ne ekpin e Apollonisë së fierit dhe po ashtu eshte vlerësuar per aftesitë qe ai zoteron. Atij i eshte ofruar kontrata 2+1 me këtë ekip, por ishin disa mosmarrëveshje per mospranin e kontrates.
Ne fund te ketij sezoni te Kampionatit të Superiores U21, Olsi Shema do te jete lojtare i lire dhe eshte ne pritje te ofertes me te mire, por siç shprehet Olsi duke thene qe “ëndrra ime eshte Vllaznia. E di qe konkurenca eshte e madhe por eshte konkurenca ajo qe e ndihmonn lojtarin të rritet”.
Dhe ai ka dëshirë të konkurrojë. Pra siç duket qarte, Olsi Shema eshte ne pritje të një ftese nga drejtuesit e Vllaznise per t’u thirrur në ekipin e parë.
Akil VARFI