Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOperacioni 'fshesa' te Totenhemi, Antonio Konte largon katër lojtarë

Operacioni ‘fshesa’ te Totenhemi, Antonio Konte largon katër lojtarë

31 janari ishte ditë intensive merkatoje për Totenhemin që pasi konfirmoi afrimet e Kulusevskit dhe Bentankurit nga Juventusi, u tregua aktiv edhe në merkaton dalëse me largimet e Lo Selsos në formë huazimi te Vijareali dhe Tangui Ndombelesë te Lioni.

Për këtë të fundit bëhet fjalë për një rikthim dhe francezët kanë përfshirë në kontratën e huazimit edhe klauzolën e mundësisë së blerjes për 54 milionë paund në verë.

Ndërkohë që lëvizja më e bujshme ishte pa dyshim transferimi i Dele Alit te skuadra e Evertonit, duke u bërë përforcimi i dytë i trajnerit të ri Frenk Lampard në “Goodison Park” pas atij të mesfushorit të Mançester Junajtidit, Doni van de Bek, i cili erdhi po në ditën e fundit në formë transferimi.

Një tjetër largim ishte edhe ai i Brajan Gil, i cili huazohet te Valencia 6 muaj pasi firmosi me “Spërsat” nga Sevija.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments