Sentenca e njohur “Erdha, pashe dhe fitova” per trajnerin italian Kristian Panuçi mund te artikulohet me nje ndryshim ne kuptimin e saj klasik. Pra per Panuçin  pa medyshje mund te thuhet: “Erdha,pashe …dhe humba”.

Natyrisht per afro dy vite sinjor Panuçi kur zbriti ne Rinas foli entuziast se erdha ne Shqiperi per te bere me te mundshmen mos pjesmarrjen ne Boterorin e Rusise. Pra ardhjen e tij ai do ta justifikonte me fillimin e eliminatoreve te Europa 2020.

Por per te filluar kete rrugetim ai harroi ato qe kishte pare tek kombetarja shqiptare, plot 14 humbje, nje kombetare qe u kritikue qe ne ndeshjet e para per pa aftesine profesionale dhe me nje mendjemadhesi te pazakonte per nje tranier qe merr persiper te menexhoje nje futboll qe kishte bere emer me bashkatdhetarin e tij Xhiani De Biasi ne Europein Frances.

Dhe ishte mendjemadhesia e Panuçit qe nuk e joshte shume kjo arritje e kombetares shqiptare. Ai nuk kishte ardhur misionin per ta nxjerre futbollin shqiptar ngs balta  pasi kete e kishin filluar ta benin kush me shume e kush me pak trajneret shqiptar, me pas nje emer gjermani shume I njohur ne fushe e ne drejtimin ne bankine HANS PETER BRIEGEL.

Per Panuçin qe kur ka varur kepucet ne gozhde dhe ka mbyllur ciklin e tij me futbollin kur la  Realin si ndihmes I Kapelos, nuk ka arritur te beje me emer si trajner kur kete e kishte bere si futbollist ne Itali dhe jashte saj.

Dhe nese kishte endruar se emer mund te kishte bere ne Shqiperi sa ishte nxituar aq dhe gabuar,pasi fusha e futbollit ne Shqiperi nuk ishte aq e lehte per te bere emer si  ne “Ballando con le stele”.

Dhe nuk  mund te kete gabuar nese do  pajtohej me te kunderten e sentences se mesiperme “Erdha,pashe…dhe humba” duke marre ne valixhe edhe humbjen e 15-te dhe me te freskten e nje mungese modestie ne komunikim me futbollistet kur na befasoi me denimin e Strakoshes?!
Namik  Mehmeti
Firenze, mars 2019.