Vllaznia e futbollit te femrave ka prezantuar pasditen e sotme sponsorin e saj te ri. Behet fjale per kompanine e mirenjohur amerikane “Rokit”. Kjo e fundit ka hyre tashme edhe ne Shqiperi dhe nder te tjera ka vendosur te jete prezente edhe ne sport e per kete arsye ajo ka zgjedhur kete ekip.

Vllaznine e femrave e cila ka realizuar nje arritje shume te madhe, kualifikimin ne 16-shen e skuadrave me te mira te Europes teksa po perballet me emra te tille si Reali, Çelsi e PSG dhe padyshim qe keto ekipe jane menyra me e mire per te prezantuar edhe “Rokit” ne fanellat e kampiones se Shqiperise.

Ceremonia eshte zhvilluar ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” dhe ne te kane marre pjese shume peronalitete te pushtetit lokal, figura te sportit dhe jo vetem.

Ka qene menaxherja e pergjithshme e KFF Vllaznia Matilda Matija ajo qe ka hapur ceremonine duke shpjeguar edhe marreveshjen e arritur me kompaninen “Rokit”, duke i lene me pas fjalen presidentit Lazer Matija i cili deklaroi se nje marreveshje e tille do jete nje nxitje me shume per te tjera rezultate edhe me te larta ne te ardhmen.

Nderkohe perfaqesuesi i “Rokit” ne Shqiperi Endri Puka ne fjalen e tij pershendetese ka shpjeguar pse kjo kompani shume e njohur ne bote, zgjodhi te sponsorizonte Vllaznine e femrave. Kane pershendetur me pas edhe prefektja e Shkodres, zj. Majlinda Angoni, kryetari i Bashkise z. Bardh Spahia dhe presidenti i KF Vllaznia, z. Alban Xhaferi.