Nga Ergys TRIMACI
Po po, duket si kontradiktore por unë besoj se luajtja e ndeshjeve në Tiranë janë një mundësi më e madhe karikimi për ekipin tonë. Sigurisht që Vllaznia në Shkodër do kishte 16 mijë tifoze, por e them me bindje se edhe gjysma e tyre në Tiranë do sjellë më shumë atmosferë se 16 mijë në “Loro Boriçi”.
Vllaznia ka tifozç, por me një mentalitet ndoshta jo aq miqësor me ekipin. Luan mirë, po ngrihemi (edhe pse mbas dy minutash do kesh nga ato më lart që të thonë ulu). Apo kur ekipi është në një moment të vështirë, ta ulësh dhe më shumë me kritika. Apo duartokitja e ekipit kundershtar….Nuk duhet kjo.
Nuk jemi tifozéri si e Liverpulit, Dormundit, apo Atl Madridit që kur i pashë me Interin, e thashë me gojën plot: Po, fitoren ja dhanë tifozet. Aty e merr vlerën fuqia e fushes.
Në Tiranë kam parë gjë tjetër. Dhe ky është efekti “Vllaznit Ultras”. Duke qënë se në Tiranë janë në mes të tribunës ku rrinë dhe tifozet e tjerë, edhe prej faktit që janë grupi më i organizuar në Shqipëri, ndikon pozitivisht tek masa. Ku entuziasmi bëhet aq ngjites sa që nuk guxon të ulet njeri, por i sheh të gjithë në këmbë 90 min duke kënduar.
Po po. E kam parë përballë çdo kundërshtari né Tiranë, asnjë tifozëri tjetër nuk krahasohet me tifozérinë e Vllaznisë kur dirigjentet janë “Vllaznit Ultras”. Së paku deri në momentin sa ta ndryshojnë mentalitetin dhe tek masat që ta “kthejmë Loro Boricin në Anfield”, unë them që më mirë finalet té bëhen në Tirane. Dhe qershia mbi tortë: A ka kënaqësi më të madhe për ne shkodranet, që kupat të ngrihen mes Tirane!?