E mrekullueshme, dominuese dhe rekordmene, me nje shpirt gare per tu admiruar, nje kariere e tere sportive plot sakrifica, e stervitur deri ne xhunglat e frikeshme te Kenias per te nderuar Atdheun tend e veten tende e se bashku me ty nderim e respekt te vecante publikisht meriton edhe trajneri yt i mrekullueshem e miku im i mire Taulant Stermasi.
Ke qene e jashtezakoneshme mbreme ne Lojerat Mesdhetare te Oranit ne Algjeri, ku gati i ke injoruar krejt sportivisht te gjitha garueset e tjera te gares tende te veshtire te 3 mije metrave me pengesa.
Ke dale e para, ke vendosur nje rekord te ri kombetar,je rishpallur kampione e Mesdheut, je ngjitur ne podiumin e nderit e ke varur ne qafe Medaljen e Arte te fituesit duke na bere krenare e te ndhemi fort mire si shqiptare ne menyre te vecante ne keto kohera te veshtira qe po kalojme si komb e si popull ndaj respekt e mirenjohje Luiza!
Dhe fisnikerine e karakterin tend, dinjitetin e shqiptarizmin tend brilant e ke treguar edhe ne ate cast delikat kur organizatoret kane ”ngaterruar” Himnin tend kombetar teksa ti ishe ne podine nderit e protestove e para e nuk zbrite prej andej pa degjuar Rreth flamurit te baskuar, me nje deshire e nje qellim, edhe njehere tjeter faleminderit Luiza!
S’eshte hera e pare qe ti nderon Shqiperine e bashkeatdhetaret e tu moj fisnik e ndihem ligsht vertet kur nje kampione e rekordmene si ty..kur nje atlete e sportiste te kalibrit te permasave europiane e boterore …ai vend e ai shtet palacosh e ajo qeveri banditesh e hajdutesh e kane trajtuar si mos me keq.
Mos u merzit Luiza, edhe ti Taulant miku im! Shqiptaret e Shqiperia ju duan, ju respektojne e ju jane fort mirenjohes qe pas cdo suksesi jeni mbeshtjelle me Flamurin tone kombetar kuq e zi e shqiponjen dy krenare ne mes simbolin tone te dinjitetit kombetar.
Le ti bien gjoksit sa te duan Rama e Meta o moter, e le te mundohen ta vjedhin politikisht edhe kete radhe suksesin tend te shkelqyer ne Oran 2022.
Le te mburret Fideli i kostumeve lara -lara e i corapeve me lule e i kollareve mix, njesoj si Shefi i tij i Surrelit.
Fakti qe per Shqiperine Medalje Ari e Bronxi fitojne dy mundes nga Cecenia. Fakti qe Shqiperise i ngaterrojne Himnin Kombetar, fakti qe notaret shqiptare nuk kane pishine ku te sterviten pasi nuk kane bere prenotimin e duhur sipas rregullores fakti qe boksier yne i shkelqyer Alban Beqiri terhiqet nga gara per shkak te gjykimeve te nje aneshme fakti qe Shqiperia pret te marre nje tjeter medalje permes gjimnastit rus M.Petrov etj etj.
I nxjerr ata lakuriq e i ben ata me turp natyrisht nese kane pak moral e dinjitet, pak cipe e fytyre, ani pse nuk lene rast pa u vete-reklamuar si shqiptare e patriote e qe kane marre gjoja persiper ta bejne sportin shqiptar bashkekohor [ ???] teksa s’lene rast pa e vjedhur e grabitur ate e natyrisht edhe pa e shfrytezuar ne maksimum e turperisht politikisht!
Ndaj edhe njehere faleminderit Luiza e faleminderit edhe ty Taulant! Respekte e mirenjohje nga te gjithe ne shqiptaret e ndershem qe dje JU edhe njehere tjeter na bete te ndihemi mire e fort krenare!
Zoti ju bekofte!