Nuk kisha ndermend te beja rolin e avokatit mbrojtes te Vllaznise, sepse ajo di te mbrohet vete mjaft mire, por nuk mund te hesht.
Sepse si njeri i hershem i sportit e i futbollit ne vecanti duhet te tregoj publikisht e me vertetesi e fakte konkrete se çfare realisht ka ndodhur nder dekada pse eshe sulmuar politikisht e sportivisht Shkodra nga kush e perse.
Dhe kete e ndjej si nje lloj detyrimi moral e profesional ndaj ketij qyteti simbol te Shqiperise…ndaj kryeqytetit te |malokeve” te Veriut te cilin politika e politikanet bastarde shqiptare se kane dashur kurre e nuk e duan kerkundi as edhe sot e kesaj dite e ndjej si detyrim ndaj vete Vllaznise Djep i futbollit shqiptar por edhe ndaj shkodraneve te mij miq krejt te mire, te hershem e te vecante.
Pa dashur kurresesi ta ngaterroj e ta bej pis sportin me politiken me duhet te pohoj se komunistet e djeshem e neo komunistet e sotem nuk ja harrojne kurre Shkodres antikomunizmin e theksuar te saj, kryengritjen e Postribes, Civilizimin europian te hershem, atdhetarine, patriotizmin e mencurine e tyre, klerin katolik teresisht kunder tyre, barcoletat tallese pa fund kunder injorances se tyre, litarin ne fyt ne bustin e bolshevikut gjakatar Stalin, 2 prillin e pergjakshem ku u thirr Enver – Hitler, poshte komunizmi dhe Liri Demokraci e deri tek rivaliteti e heqja e titujve kampione e marrja e kupave te Shqiperise qe shkodranet e Vllaznise ju bene ekipeve – shtet te asaj kohe Partizani – Dinamo.
Ende edhe sot e kesaj dite FSHF nuk i njej Vllaznise nje Titull Kampion nder ato kampionate te luajtura para clirimit doemos se ata qe erdhen ne fuqi ne 1944 e qe jane ende edhe sot ne fuqi ne 2022 nuk mund ta kaperdijne dot asnje lloj suksesi kombetar te Shkodres.
Kurre nuk u permend fakti se shoqeria Vllzania e krijuar ne Shkoder ne 1919… nuk ishte thjesht sportive por se pari atdhetare, kulturore , mbare- fetare , kombetare , patriotike e mandej edhe sportive.
Kurre nuk ja permenden emrin per gati 50 vjet Qazim Dervishit Arbitrit te pare nderkombetar te futbollit shqiptar i cili arbitroi ndeshjen e pare [ jo zyrtare] nderkombetare te Shqiperise ne futboll ne 1945 ate mes Shqiperise e Malit te Zi 5-0 luajtur ne Shkoder dhe aresyeja ishte teper banalepune biografie [???]
Pasi u arratis ne Jugosllavi, emrin e portierit te pare te Kombetares se Shqiperise, kampionit te saj e te Ballkanit shkodranit Dode Tahiri komunistet e fshine dhe e zhduken krejt prej gjithkundi.
Do te ishin Partizani e Dinamo qe do ti rrembenin Vllaznise nder vite e ne kulmin e tyre yje te vertete futbolli… duke filluar me Boricin e Shllakun…e duke vazhduar me S.Bizin, Rr.Rragamin. Zhegen, M.Vason, F.Rragamin etj etj per te mos folur per ate c’ka po ndodh sot ku nuk ka ekip shqiptar te mos kete 1-2 shkodrane ne perberjen e vet.
Per te kujtuar denimin skandaloz qe ju be Vllaznise per mos pjesmarrje ne kupat e europes ne kulmin e saj ne fillim vitet 70 nje absurditet banal krejtesisht keqdashes.
Per te ardhur tek denimi tjeter skandaloz qe ju be lojerave me dore ne Shkoder po ne vitet 70 pas kthimit nga Kosova ku gjate nje turneu miqesor atje…tek motrat e vellezerit tane te nje gjaku shkodranet kishin ”turperuar ”Partine e Shqiperine pse gjoja na kishin pranuar dhurata prej tyre…[???].
Per te rikujtuar denimet e renda dhe shkaterrimin total qe i bene Vllaznise ne mes vitet 80 kur pas kthimit nga Finlanda pas nje ndeshje te kupave te europes me Rovaniemin, arratisjen e 2 futbollisteve shkodrane e vuajten jo vetem drejtuesit, trajneret e futbollistet e Vllaznise por krejt Shkodra.
E pata pyetur shume vite me pare Kryetarin e BFSSH [ Bashkimi i fiskulturisteve dhe sportisteve te Shqiperise] Mehdi Bushatin shkodranin e Dinamos qe e la karieren e tij sportive ne kulmin e vet vetem pse u be Dhenderri i Hysni Kapos se cili ishte ekipi e qyteti qe kishte me shume probleme me ”vijen politike” te Partise…pra ku kishte me shume sportiste me cene , biografi te keqe…e qe shiheshin me dyshim dhe qe nuk lejoheshin kurre te dilnin jashte shtetit me ekipet e tyre.
Shkodra e Vllaznia e saj…e pas saj edhe KS Tirana me qe pergjigjur menjehere Dhenderri i Bllokut…dhe fatkeqesi e madhe se edhe ky vete ishte po shkodran e fliste jo rralle here me nje lloj urrejtje e perbuzje ndaj shkodraneve si armiq te lindur te Partise e te Pushtetit popullor [???]
Nje gje eshte plotesisht e vertete askush si dy klubet e mesiperme nuk ka patur ne ate kohe me shume sportiste – biografi keqinj se sa Vllaznia e Tirana…ku mjaft te permendesh emrat e Skender Halilit e Paulin Ndojes dhe no comment.
Edhe pse ishte nder me te miret profesionalisht me te ndershmit, me seriozet e korrekten ne fushen e arbitrimit shqiptar Tef Prelen me goxha kulture e dije sportive e qytetare kurre nuk e lejuan Gjuetaret e Biografive qe te dilte jashte shtetit vecse ne vitin e fundit te karieres se tij e atehere kur pushtetit te tyre bizarr po i vinte fundi.
E vleresuar si krye qendra e antikomunizmit si qyteti i dijes, kultures…qytetarise, katolicizmit brilant, civilizimit, patriotizmit, tolerances se shkelqyer fetare si djepi i artit, kultures, muzikes, sportit si Perla e humorit e mencurise popullore si Univerisiteti i barcoletave kunder rregjimit injorant komunist, Shkodra ishte dhe mbeti hale ne sy e ne gryke per vite me radhe e bastardeve te kuq te djeshem por edhe e pasuesve te tyre mavi te sotem.
Ndaj kurre se kane dashur dhe gjithmone e kane luftuar kaq poshtersisht kudo e per cdo gje e vecmas edhe ne sport e ne menyre te vecante edhe tek Vllaznia e futbollit ndaj se ciles shkodranet kane nje ndjeshmeri te vecante.
Poshtersia e tyre mberriti deri aty sa pikerisht ne 100 vjetorin e tyre si Vllaznine po ashtu edhe Tiranen keta bazhibozuket e sotem pasues te injoranteve te djeshem…c’nuk bene per ti rrezuar nga Superliga derisa ja arriten duke harruar se pa Shkodren e Tiranen — Superliga e tyre i perngjan nje kampionati banal, medioker pa ngjyre e aq te shpifur sa do t’ja kishin zili edhe vete ato lloj kampionatesh te kohes se Shefqet Pecit i cili si deputet i nje zone andej nga Jugu i lutej FSHF qe ta fuste Progonatin e tij ne kategorine e pare…e me pas ti jepte edhe kategorine e dyte te trete e me radhe[???]
Dhe mu kujtuan te gjitha keto pikerisht keto dite teksa shoh , degjoj e lexoj polemikat pa fund qe po behen pas atij goli te anulluar te shkodraneve ne menyre skandaloze ne ndeshjen e pare gjysemfinale te Kupes se Shqiperise ndaj Partizanit ne Elbasan.
E them me plot gojen vetem nje gjyqtar budalla i cmendur, i paguar e i urdheruar nga ‘”dikushi” qe ka ne dore e luan me djersen e gjakun e klubeve e futbollisteve, trajnereve e parate e atyre [Presidenteve] qe kane pranuar te jene ne krye te ketyre klubeve…si dhe te atyre qe gjejne kete guxim te cmendur sa te tallen kaq hapur me tifozet e me ndjenjat e nje qyteti te tere mund te benin ate qe bene!
Dhe nuk eshte aspak rastesi qe vetem dy vete, drejtori sportiv i Partizanit Olsi Rama dhe trajneri i ketij ekipi Mehmeti deklaruan se Goli ishte i pa rregullt, nderkohe qe 99.99 % e atyre qe e pane dhe qe jane prononcuar publikisht, duke perfshire ketu edhe shume lojtare e ish te tille, trajnere te djeshem e te sotem, specialiste, analiste, gazetare e ish gjyqtare me emer si Lorenc Jemini, Tef Prela por edhe Moviola etj etj, i kane vene Vulen nje Goli krejtesisht te rregullt qe vetem nje Zot e di pse Ferhati e Koci guxuan ta anullojne asisoj.
Dhe nuk eshte vetem dyshja Ferataj – Koci qe ne rastin konkret e denuan aq rende Vllaznine …por eshte vazhdimesi e krejt sezonit futbollistik ne vazhdim qe bluzat e zeza te komanduara pikerisht nga ai ”dikushi” qe ngaterron Pulat me Topin e Futbollin me Vezet te instruktuara nga xhambazi partizanas i FSHF – Shulku, e fatkeqesisht te toleruara deri ne kete fare derexheje degjenerimi moral e profesional edhe nga Shefi i Bilbilave Sokol Jareci [ ndaj te cilit kam e ruaj respekt e konsiderate te vecante te cilen ai kesaj radhe duhet ta perligje plotesisht vetem ne rast se i zhduk njehere e mire nga fushat e futbollit shqiptar kamikazet Ferhataj e Koci ] dhe te vere drejtesine sportive ne vendin qe i takon…
Nuk arrij ta spjegoj dot ligesine e dashakeqesine e Enea Jorgjit , Kridens Metes, E.Hamitit, O.Feratajt, A.Kocit etj, ndaj Vllaznise madje jo nje here ku edhe mund ti justifikosh me gabime njerezore..por disa here resht…ku vecoj sidomos ndeshjet me Partizanin, me Lacin, me Kastriotin, me Egnatian etj.
Nuk eshte aspak cudi qe jane pikerisht segmente te tilla qe kane kohe qe po nxisin armiqesine mes kluvbeve te Tiranes e te Vllaznise e vecmas mes tifozerive te tyre…ndaj tiranas e shkodrane ju dhe klubet tuaja qe keni qene e mbeteni historikisht krenaria e futbollit shqiptar dhe Djepi i ketij sporti ne Shqiperi… modeli i tofozerive qytetare e sportive…distancohuni nga ngaterrestaret e palacot …qendroni larg sherreve, dhunes, hakmarrjeve provinciale …urrejtjeve te stisura e dashakeqese…qe turperojne me pa te drejte klubet e qytetet tona.
Sot me shume se kurre i bej thirrje Presidentit te KS Vllaznia, drejtuesve te tij, trajnereve, futbollisteve, tifozeve e shoqatave te tyre, Kryetarit re Bashkise por edhe Prefektes se Shkodres, t’i drejtohen zyrtarisht e me nje Ultimatum te qarte FSHF, Presidentit te saj Duka [ nese nuk vazhdon ende te jete i pezullar nga Gjykata e Tiranes], Komitetit te saj te ri Ekzekutiv, Shefit te Arbitrave shqiptare prane FSHF S.Jareci, Komisionit te Disiplines ku tu kerkohet qe arbitrat – kamikaze te mesiperm pervec denimeve tekniko – profesionale qe meritojne te mos e arbitrojne me Vllaznine ne asnje lloj aktiviteti minimumi deri ne fund te ketij sezoni.
Ndryshe me plot llogjike e te drejte, Vllaznise i lind e drejta morale e profesionale te marre ndofta edhe vendimin ekstrem …ate te bojkotimit te cdo lloj aktiviteti futbollistik qe ka per organizatore e menaxhuese pikerisht FSHF e skandaleve te tilla te ri-perseritura…ne dem te nje klubi e te nje qyteti e te nje tifozerie te tere.
Per te mos shkuar ne extrem fare ku Vllaznise do ti duhet ndoshta qe te garoje ne nje kampionat tjeter ate te Kosoves, e ku te konkuroje si e barabarte mes te barabarteve ku te fitoje me i miri, ku te mos persekutohet sistematikisht nga arbitrat tendencioze , te paguar e te komanduar dhe te urdheruar dhe fjalen e kam ketu [ brenda mundesive e regullave e ne mareveshje edhe me UEFA e natyrisht nese eshte e lejueshme siç ka ndodhur ne Basketbollin shqiptar mes federatave perkatese ate te Kosoves e te Shqiperise]…e ku prej ketu mund te fitoje edhe tituj kampione e kupa…por edhe te siguroje pjesmarrjen e saj lehtesisht per ne kupat e europes.
Puna eshte qe te mos vijme deri ketu e tek ky vendim extrem sepse do te ishte skandal e turp i madh per historine e futbollit shqiptar…por nese ndaj Vllaznise e Shkodres vazhdon nje diskriminim e nje persekutim i tille. rruge tjeter per mua nuk ka.
Ndaj verini gishtin kokes, e ndalni gjuetine e shtrigave ndaj Vllaznise, larg duart tuaja te pista nga Shkodra !