HomeKRYESOREOpinion nga Andi Gjurgjej/ Ardhja e Josës, në momentin e duhur

Opinion nga Andi Gjurgjej/ Ardhja e Josës, në momentin e duhur

Ardhja e Josës rezultoi në momentin e duhur. Nëse Vllaznia nuk ndërtohet për të qenë ekip solid, vazhdimësia e saj mund të vihet në rrezik.

Ky sezon futbollistik siç eshte pare nuk ishte ne nivelin e duhur per Vllaznine per vete objektivat qe ajo kishte paracaktu por qe fundi i saj rezultoi i suksesshem me fitimin e Kupes se Shqiperise dhe tashme me pjesmarrjen ne Europe.

Padiskutim qe ne kete sukses merita te larta ka trajneri i sapoardhur Mirel Josa. Kete e them me bindje. I qendroj mendimit se ardhja e Joses ne pankinen shkodrane rezultoi efikase dhe ne momentin e duhur duke sherbyer ne kete moment dhe si nje lloj ilaç sherimi per ekipin jo vetem per faktin e thjeshte qe me punen qe realizoi ne pak dite ndihmoi Vllaznine dhe Shkodren per ta fituar per te dyten here rradhazi kete trofe.

Ai qe beri ate e qe eshte me veshtire per nje trajner ta bente ne kete periudhe te fund sezonit, mbajtjen ne tonus te ekipit duke i perçuar lojtareve besimin e duhur per te mbylle sa me mire sezonin, duke patur parasysh se ekipi vinte pas disa luhatjesh ne rezultate ne ndeshjet e fundit ne kampionat. Josa ia doli dhe triumfoi fale eksperiences dhe pervojes se vyer.

Tashme, Vllaznia do marre pjese ne Ligen e Konferences dhe besoj se pjesmarrja e saj ne Europe do ta ndihmoje shume ne rritjen e te ardhurave gje qe eshte kryesore per nje klub por dhe nga ana tjeter qe ekipi te konsolidohet dhe drejtuesit te kene nje ide te qarte se si do jete fytyra e Vllaznise ne sezonin e ardhshem.

Siç eshte mesuar objektivat e klubit çdo vit jane rritje te vazhdueshme duke ditur dhe ambiciet e presidentit Xhaferi dhe mendoj se duhet kriju çasje maksimale dhe angazhim dinjitoz per te kriju nje ekip solid dhe kompakt, ndryshe vazhdimesia mund te vihet ne rrezik.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments