Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dominojnë prej vitesh futbollin botëror dhe aftësitë e tyre nuk vihen në dyshim. Jose Mourinho i adhuron dhe vlerëson të dy, por preferon një tjetër legjendë.

Trajneri i Tottenham thekson për LiveScore se më i madhi është një brazilian, i cili bëri të ëndërrojnë miliona tifozë të lojës më të bukur me top.

“Më i madhi është Ronaldo, Fenomeni. Cristiano dhe Leo Messi kanë patur karrierë më të gjatë dhe kanë qenë në krye çdo ditë në 15 vitet e fundit. Por nëse flasim për talent dhe aftësi, askush nuk është sipër brazilianit.

Kur isha te Barcelona dhe punoja në stafin e Bobby Robson, e kuptova që Ronaldo ishte futbollisti më i mirë që kisha parë ndonjëherë. Dëmtimet vranë një karrierë që mund të ishte edhe më e pabesueshme, por talenti që kishte ai djalosh në moshën 19-vjeçare ishte diçka e jashtëzakonshme”, përfundon Mourinho. /abcnews/