Po thuajse bashkemoshatare, dhe njohja me te kishte filluar qe ne bankat e gjimnazit “28 Nentori”. Ishte fundi I viteve ’50 dhe fillimi i viteve ’60, kur ne kete gjimnaz po vershenin dhjetra talente sportive. Me shume nga keto talente u rreshtuan me ekipet e te rinjeve ne basketboll, volejboll e atletike.

Kjo ndodhte per faktin se pedagoget e mesimit te edukates sportive ishin te profilit te ketyre sporteve, si Fehti Dizdari, Esat Haxhi e Luigj Bojani. Me futbollin kishte me pak talente, ndoshta nga mungesa e nje profesori te ketij profili, pasi profesor Rifat Rusi sapo hapi dyert Instituti Pedagogjik 2 vjeçar u emerue shef i kadestres se sportit prane tij.

Por ne mes ketyre talenteve qe mbushen ekipet e Vllaznise dhe ne ekipet kombetare kishte edhe te rinj qe preferonin futbollin, qe vinin nga lagjet “Ndocaj” e “Dergut”. Ne mes tyre spikaste studenti Selami Dani, e pak me vone shoku i tij, I ndjeri Esat Rakiqi etj.

Vllaznia ne fillimin e viteve ’60 kishte te domosdoshme afrimin e e te rinjeve dhe fale punes mjeshtrore te trajnerit erudit Xhelal Juka, keto te rinj do t’i hapnin rrugen e tyre me guxim dhe pa ndrojtje, duke gjetur pse jo dhe nje rezistence te brezit te vjeter qe “rezistonte” te mos terhiqej aq lehte.

Por talentet si Selami Dani, Esat Rakiqi, Mehdi Milla, Paulin Ndoja, Ramazan Rragami, Menduh Dedja, Sabah Bizi, Halil Puka, etj i hapen rrugen vehtes se tyre, pa patur nevoje te kishin ndermjetesi, por fale talentit dhe vullnetit te tyre fituan besimin e trajnereve S.Jareci, R.Rusi, Xh.Juka, Xh.Shaqiri etj.

Dhe ne mes kesaj plejade do te terhiqte vemendjen sulmuesi Selami Dani, i cili e kishte nisur rrugen si portier. Çka do shfaqte perpara spektatoreve shkodran ky sulmues shtatelarte qe kishte preferencen e goditjeve te topit me koke?

Padyshim ishte deshira per te shenuar gola, aftesia per te gjetur kohen e goditjes se topit pa i lene shteg kundershtarit te reagoje e duke bere te pavlefshem reagimet e portierave per te  ndaluar topin drejt rrjetes. Me te vertete qe ne qender te
vemendjes se gazetareve ka qene treshja embalike Rragammi-Bizi-Zhega, por nuk kane munguar çiftimet sulmuese Dani-Rakiqi, Dani-Puka, Dani-Hoxha qe kane percaktuar fatin e ndeshjeve ne favor te Vllaznise.

Sinjali i pare do te ishte goli I fitores se finales se Kupes Shqiperise ndaj Skenderbeut ku 23 vjeçari Dani do t’i dhuronte Shkodres Kupen e pare ne historine e saj. Ne korrikun e 1965, me sakte me 11 korrik ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa” ne Tirane, ne minuten e 57-te goditja e Danit ishte e paevitueshme per portierin Lara. Por Dani per te siguruar finalen, kishte shenuar edhe ne 1/4 e kesaj kupe ndaj Flamurtarit e Luftetarit pas gjuajtjeve te penalltive.

Ndonese nuk ishte perfshire ne formacion ne ndeshjen per Kupen Ballkanike ndaj skuadres turke GENCLERBIRLIGI, pa bere mire “nxemjen” kur kishte zevendesuar Puken, ne minuten e 78-te goditja e tij me koke ka qene nje perle e vertete qe elektrizoi afro 12.000 spektatore.

Dhe po kete vit, pra 1967, po per Kupen Ballkanike ndaj Beroe te Bullgarise, me 24 dhjetor Dani do hapte rrugen e golave duke shenuar ne pjesen e pare, per te ardhur tek tre golat e A.Memes, Rragamit  e Gjergjit, pra  4-0 per Vllaznine.

Sigurishte qe edhe ne kampionatet kombetare Dani ka qene finalizues I sulmit shkodrane, ku Bizi do te ishte nje mbeshtetje e tij ne sulm.

Perseri ne nje finale me Partizanin, Kupa e Shqiperise 1965-66, ajo e dyta ne Tirane qe ishte dramatike, 3-4 per Partizanin Dani me Puken e Bizin me golat e tyre paralajmeruan lindjen e nje Vllaznie pretendente.

Do vinte befasia e madhe kur Dani do te ndeshkonte skuadren e tij te zemres Vllaznine, kur Partizani e kishte perfshire ne gjirin e saj, per te kryer sherbimin ushtarak. Ne nje ndeshje per kampionatin kombetar 1966-67 ne Shkoder, Vllaznia udhehiqte 2-1, por shfaqet Dani me kercimin e tij duke i dhuruar barazimin Partizanit.

Kujtoj qe nuk pati asnje reagim ofendues ndaj tij, pasi edhe vete Dani nuk manifestoi per gezimin e ketij goli dhe kur futbollistet lene fushen ai u bashkue me shoket e tij. Ishin keta disa nga episodet qe ka dhuruar ky sulmues tipik, fale pergatitjes se tij dhe talentit qe kishte perfekjsionuar, padyshim me mbeshtjen e gjithe skuadres, pa shfaqur shenja egoizmi, por ne harmoni te vazhdueshme, fale kjo intelektit te tij dhe edukates qytetare ne familje e jashte futbollit.

Befasia ka qene mbyllja e parakohshme e karrieres se tij, por anjehere i penduar per kete. Por jo duke e braktisur Vllaznine, pasi punoi edhe si sekretar klubi, ne fillimet e Demokracise, vazhdoi te punoje me pasion me ekipet e moshave duke afruar dhjetra talente tek Vllaznia, pasi e ndjente si detyrim shoqeror per qytetin e tij, Shkodren, qe e kishte respektuar ne fushen e futbollit dhe jashte saj.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 26.04.2020