Sfida e shumepritur me ne fund erdhi. Vllaznia do te prese sonte ne “Loro Boriçi” ekipin e Universitatea te Krajoves, ne kuadrin e turit te dyte te “UEFA Europa Confererence League”.
Sot asht dita e ndeshjes ku tane tifozat e Vllaznis e kane prite me padurim gjate kesaj kohe. Jam i mendimin qe Vllaznia duhet ta tregoje vedin ne fushe ndaj Krajoves. Asht momenti dhe ndeshja e duhun. Mendoj se kryesore asht qe Vllaznia te dij ta interpretoj ndeshjen ne menyren ma te mire, pra te shfaqe ate loje qe i shkon per shtat skuadres, nje loje te mire dhe duke arrit gjithashtu nji rezultat te favorshem.
Po ta shikoni Krajova ka cilesi por dhe mangesi. Keto mangesi te kundershtarit duhen shfrytezu maksimalisht. Personalisht jam optimist te fitorja e ekipit tem te zemres. Kesisoj lojtaret duken te karikuar e te motivuar. Plus qe dhe tifozat do jen te shumte ne stadium.
Do jete nji suport i madh dhe nji motiv ma shum per djemt kuqeblu per te dal me koken lart sonte. Kapiteni Gurishta bani nji deklarat dje duke than qe ndeshjen nuk do e vendosin buxhetet e klubeve por shpirti qe jep ne fushe. Te shpresojm per ma te miren. Te uroj fitore Vllazni!
Andi Gjurgjej
Bristol, Angli 21 korrik 2022