Nga Aurora SHKOZA

Fëmijët nuk e kanë vendin pranë fushatave elektorale por pranë familjareve tyre, pranë dijes në ambjente formimimi dhe të rinjte jo në arratisje dhe në nje vend pa shpresë por pranë nje shteti që i do, i përkrah, i mbështet, i motivon dhe ju gjendet pranë me vepra duke dëshmu se puna me dinjitet, përkushtimi në çdo fushe të jetës, angazhimi e rezultatet në sport shpërblehet ashtu si ju ka hije njerzve që punojnë, të rinjeve dhe sportistëve.

Sporti dhe sportistet përpos tjerave vendosin standarte të mira për gjeneratat që vijnë. Dhe çdo institucion duhet ti referohet investimit në këto standarte për me shumfishu modele të mira shoqërore.

Ma shume se politikane, le të jemi së pari njerez të thjeshte, familjare, qytetare të ndjeshëm që e dojnë emancipimin, i duan fëmijët, i duan të rinjte, e duan punen, e duan vendin, e duan sportin dhe i marrim seriozisht përgjegjesite e tyre dhe janë të gatshëm me bashkepunu për progres. Dhe une besoj që ka njerez të tillë dhe tane mund të japim kontributin tonë.

Në pritje të inkuadrimit të ndryshimeve pozitive për sportin dhe të nje bashkpunimi duke rritur përgjegjësine, investimin dhe fokusin ndaj ndertimit të vlerave në vendin tonë.

Me më shume vemendje tek brezi i ri me shprese drejtësie dhe përgjegjësie me mjetet e duhura duke ju dhane zgjidhje serioze pengesave qe frenojne sportin dhe angazhimin e të rinjve.

Dhe kjo nuk kerkon anësi politike por reagim në bashkepunim, hapësira të reja dhe investim e për ma teper persona që e dojne vendin e vet.