Kur sezoni i futbollit shqiptar po shkon drejt fundit, tashme po behen edhe parashikimet se kush del kampion dhe po ashtu cilat do te jene skuadrat qe do te shkojne ne Europe.

Nje mendim te tille ka qene mbreme edhe komentatori i njohur Ylli Aga. Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Procesi Sportiv” teksa eshte pyetur pikerisht ne lidhje me kete teme.

“Une shoh kohe me pare, kam vene nje bast me nje koefiçent shume te larte se Partizani del kampion. Tashme qe koefiçenti eshte ulur, nuk mund te ndryshoj mendim. Serish them se Partizani del kampion.

Sa per skuadrat qe do te shkojne ne Europe, mund te them se kete gje do ta sigurojne Teuta, Laçi dhe Vllaznia. Keto tre skuadra shoh une si me te mundshmet per te arritur kete objektiv”- eshte shprehur Aga.

Tashme mbetet per t’u pare kjo gje. Kane mbetur ne total edhe 11 ndeshje (2 ne kupe dhe 9 ne kampionat) per te percaktuar verdiktet e sezonit 2020-2021./SHKODRA-SPORT.COM/