Me “rrëzimin” e Luiza Gega sot në Olimpiadën e Parisit, i erdhi fundi elitës së sportit shqiptarë përfaqësues të Shqipërisë në aktivitetet madhore sportive si Olimpiada. Ishte ajo, e vetmja dhe e fundit në Paris 2024 që vinte nga rrugët me gropa, në vend të pistave atletike, e borxheve në vend të buxheteve që duhet të rritej sportivisht, për të qenë edhe më shumë seç ishte.

Përpara saj kishin rënë dy sportistët e peshngritjes (sportit tonë rekordmen të Olimpiadave dhe jo vetëm) Briken Calja dhe Erkand Qerimaj të cilët nuk mundën as të kualifikoheshin për të shijuar Olimpiadën e fundit e ta mbyllnin sportin si i takonte. Po ashtu edhe Izmir Smajlaj. Një jetë sport, ku 80% e kaluan dyerve të federatave e ministrive duke tentuar të merrnin më shumë, që të jepnin edhe më shumë.

Dhe në këto 4 vitet e fundit, kur shpërblimet e ligjet ndryshuan, ata dhanë më shumë se u shpërbëyen shumë më tepër, apo aq sa i takonte, por ishte vonë, ora biologjike kishte kaluar shumë. Luiza Gega kampione Europe, Briken Calja kampion Bote apo Erkandi kampion Europe, e kështu me rradhë…

Të vjen keq që këta xhevahir, na ikën duke i marrë shumë pak, nga ajo që ata mund të jepnin, falë sakrificës dhe djersës së derdhur, por u kujtuam vonë që sporti na nderon më shpejt, më mirë dhe më bukur kudo në arenën Eurpiane e Botërore…më shumë se cdo fushë tjetër në këtë vendin tonë të vogël.

Faleminderit dhe mirupafshim Krenaria jonë sportive!