Superliga e sezonit 2021-22 uli siparin e saj ditën e djeshme me ndeshjet e fundit të këtij sezoni. Gjithçka thuajse ishte e vulosur prej kohësh në këtë edicion ku Tirana ishte kampion, Laçi dhe Partizani të kualifikuar në Conference League. Skënderbeu dhe Dinamo të rrëzuar nga Superiorja dhe Egnatia që do luajë kundër Korabit në ndeshjen play off për qëndrimin mes më të mirëve.
Megjithatë një “garë” e hapur në distancë ishte mes Kukësit dhe Vllaznisë. Një vend i katërt që nëse do fitohej nga shkodranët do thoshte kualifikim direkt në kupat e Europës e ndërsa vendi që u mbajt nga ana e kuksianëve do thotë shpresë për ta. Sepse nëqoftëse Vllaznia mundet në finalen e kupës përballë Laçit, do thotë do jenë verilindorët do jenë në Conference League dhe jo shkodranët.
Por fundi i Superligës si thuajse çdo sezon që kemi kaluar ndër vite ishte një “film i parë”. Ekipi thuajse pa objektiva që i hapnin portën njëra-tjetrës, madje duke iu bërë nder edhe emrave të veçantë që ishin në luftë për “Këpucën e Artë” të këtij sezoni. Trofe personal që shkoi në favor të sulmuesit Guindo të Laçit me 18 gola të realizuar.
E kur në “Selman Stërmasi” ku Tirana po përgatiste festën e titullit, por me golat e Kukësit, dëgjohej se kishte shënuar Vllaznia, në kohë rekord gjente golin edhe ekipi i drejtuar nga Longo. Megjithatë Vllaznia ka ende çdo gjë në dorën e saj për fatet e sezonit dhe të lajë “mëkatet” e veta në finalen e 31 majit kundër Laçit në “Air Albania”.