Sportistja me origjine nga Baqli i Lezhes Mikela Skandaj ka arritur nje tjeter sukses sot ne garat kombetare te zhvilluara ne Itali. Pikerisht ne aktivitetin “Open di Karate” zhvilluar ne Verona, nenkampionia e Europes beri nje paraqitje shume te mire, ndonese ne gjendje jo te mire shendetesore.

Mikela ka arritur te zere dy vende te para, ne kata dhe kumite e po ashtu ka zene vend te pare edhe me skuadren e saj ne nje aktivitet ku kane marre pjese 260 sportiste nga e gjithe Italia.

13 vjeçarja shqiptare ne fakt ka qene per te marre pjese apo jo ne keto gara sepse po kalonte gjendje gripale, por deshira e saj ka qene per te konkurruar me çdo kusht dhe kjo sakrifice e saj eshte shperblyer me nje tjeter sukses.

Ajo konkurron ne peshen -55 kg ku dominon ndaj te gjithe kundershtareve dhe si rrjedhoje kane ardhur edhe dy vendet e para ne garat e sotme. Bashke me suksesin e sotem, ne 4 vite qe ajo ushtron sportin e karatese numeron plot 35 medalje dhe ky eshte treguesi me i mire i sukseseve te shumta qe ajo ka arritur deri tani.

Megjithate Mikela, e mbeshtetur nga e gjitha familja e saj dhe veçanerisht i ati- Angjelin Skandaj, premton se ne te ardhmen do te arrije suksese edhe me te larta dhe per kete arsye punon fort çdo dite ne stervitje.
Gjergj KOLA