O popull, sa shumë gjëra bëhen në emrin tënd… O Komisioni i Disiplinës, sa shumë vendime merren në emrin tënd… Ka situata dhe momente kur emocioni, zhgënjimi dhe sidomos padrejtësitë e akumuluara shpërthejnë!
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi gaboi me reagimin e tij pas ndeshjes Elbasani vs Vllaznia. Por, kush e njeh Vllazninë, kush e ndjek këtë klub dhe kush e di se çfarë ka ndodhur javë pas jave, e kupton shumë mirë se pas atij grushti ka patur një akumulim të stërmadh nervozizmi, zhgënjimi dhe pakënaqësie të madhe ndaj gjykimeve. Për atë reagim, Xhaferi kërkoi falje publikisht dhe mori përgjegjësinë. Pikë.
Por tani dua të bëj një pyetje shumë të thjeshtë: Kush do të flasë për “grushtet” e padrejtësive që e çuan Alban Xhaferin në këtë pikë??? Kush do të flasë për VAR-in që punon me telekomandë??? Kush do të flasë për VAR-in që “var në litar” mundin, djersën, investimet e shumë klubeve në futbollin shqiptar???
Mjaft me hipokrizi!
Një gabim i Alban Xhaferit nuk mund të përdoret si perde për të mbuluar “gabimet njerëzore” të të tjerëve.
Mos kërkoni të përdorni një moment të gabuar për të harruar apo për të mbuluar gabimet, padrejtësitë dhe vendimet që kanë dëmtuar Vllazninë. Dhe shumë klube shqiptare.
Nuk mbulohet dielli me shoshë!!!
Si moderator zyrtar i Vllaznisë në Europë, po e them troç dhe qartë: Do të jem gjithmonë në krah të Vllaznisë, në krah të njerëzve që e duan dhe luftojnë për këtë klub dhe në krah të çdo përpjekjeje për ta mbrojtur nga padrejtësitë. Vllazninë dhe çdo klub shqiptar!
Alban Xhaferi kërkoi falje. E bëri këtë publikisht. Dhe kjo tregon karakter! Tani radha është e futbollit shqiptar të tregojë se di të japë drejtësi të barabartë për të gjithë.
Sepse Vllaznia nuk është thjesht një skuadër. Vllaznia është dinjitet, është shpirt, është histori!


