Opinion nga Eugent Zeka*
Deshiroj te thyej heshtjen dhe te marr pozicion ne favor dhe perkrahje te trajnerit Brdariç. Jam jo vetem tifoz i Vllaznise, por edhe profesionist ne fushen e futbollit. Si i tille, arrij te vendos ne harmoni zemren me mendjen dhe te shpreh lirisht mendimin tim sportiv.
Kampionati sapo ka filluar. Eshte akoma ne fazen e pare, prandaj personalisht gjej te nxituara dhe jo te drejta kritikat apo “thumbimet” ne drejtim te trajnerit te Vllaznise. Per me teper, pas nje edicioni fubollistik te mrekullueshem qe ka zhvilluar prane Vllaznise, me te cilen ai fitoi Kupen e Shqiperise, perfundoi kampionatin me pike te barabarta me Teuten kampione dhe hyri ne Kupat e Evropes.
Pa dashur t’i mungoj respekt askujt, deshiroj te sjell ne kujtesen e te gjitheve momentin e kampionatit te shkuar, ne muajt shkurt dhe mars, kur Vllaznia perjetoi nje periudhe jo te mire ne rezultate dhe humbi per nje moment kreun e tabeles se klasifikimit.
Ne ato momente, ishin te shumte ato qe vendosen menjehere nen shenjester trajnerin dhe kerkonin koken e tij (largimin nga detyra). Fatmiresisht, drejtuesit e klubit tone nen koordinimin e z. Xhaferi nuk u lekunden dhe treguan gjakftohtesi e profesionalitet me vendimin e tyre, duke rikonfirmuar besimin dhe perkrahjen e trajnerit deri ne fund.
Pikerisht ai vendim ka qene edhe çelesi i suksesit te Vllaznise ne edicionin e shkuar, merite per te cilen i duhet dhene vetem vendimarresve.
Shpresoj e uroj qe drejtuesit e Vllaznise te vazhdojne rrugetimin e projektit te ri pa u lekundur dhe te mbrojne perseri zgjedhjet dhe vendimet e tyre me te njejtin seriozitet e profesionalitet si sezonin e shkuar futbollistik.
Aktualisht trajneri Brdariç eshte i vetmi qe, jo vetem njeh me se miri lojtaret dhe eshte ne brendesi te te gjitha problematikave te skuadres, por edhe qe ka te gjitha mundesite dhe aftesite profesionale per t’i zgjidhur ato dhe derguar Vllaznine drejt suksesit.
Ne Shkoder, tani z. Brdariç eshte me shume se nje trajner. Ai eshte edhe si nje pjestar i familjes se madhe kuq e blu dhe si i tille duhet mbrojtur e perkrahur nga te gjithe dhe ne çdo moment.
Forca prof. Brdariç! Forca Vllaznia!
*Autori ka qene drejtor sportiv prane KF Vllaznia dhe opinioni i tij eshte ekskluziv per “SHKODRA SPORT”