Per mua, me e rendesishme eshte te zhvillohet sa me shpejt ankandi i privatizimit te klubit Vllaznia, per t’i lejuar e dhene presidentit te ardhshem, kohen e duhur per riorganizimin dhe pregatitjen e klubit per sezonin e ri dhe me pas. Çdo dite qe kalon, ne pritje te privatizimit, eshte ne dem te projekteve te reja, pavaresisht se kush do te jete president i klubit te futbollit Vllaznia.

Nga jashte, edhe pse jam tifoz me zemer i Vllaznise, i shoh dhe ndjek gjerat me me shume gjakeftohesi dhe si i tille nuk rrembehem nga euforia. Prandaj, edhe ne kete rast, shpreh opinionin tim lirisht, duke menduar dhe arsyetuar ne menyre te drejte dhe korrekte, siq kam vepruar gjithmone.

Personalisht, ne drejtim te Z. Xhaferri, per te cilin kam shume respekt dhe vleresim, mund te shpreh fjalet me te mira dhe urimet e mija te sinqerta qe ai te arrije te realizoje objektivat dhe qellimin qe te behet Presidenti i ardhshem i Vllaznise. Donacionet, sakrificat e bera dhe rezultatet fantastike te arritura deri tani me pranine e tij, patjeter qe jane garanci dhe arsye me shume per te na gezuar te gjitheve nese ai do te behet Presidenti i ardhshem i Vllaznise.

Nga ana tjeter, meqenese eshte treguar i gatshem dhe ka deklaruar publikisht pjesmarrjen e tij ne ankandin e privatizimit te klubit Vllaznia, nuk mund te rri pa shprehur respektin dhe vleresimin maksimal edhe per ish Presidentin e Vllaznise, Z. Fushaj. Personalisht, mendoj se nuk mund te harrojme apo mohojme pese vitet e mrekullueshme te Vllaznise nen drejtimin e Z. Fushaj.

Ne ato vite, Vllaznia ishte ne eliten e futbollit shqiptar, merrte pjese vazhdimisht ne Kupat e Evropes, solli trofeun e Kupes se Shqiperise ne Shkoder dhe posedonte  nje nga Akademite me te mira dhe funksionale ne Shqiperi. Te gjitha keto fale investimeve, sakrificave dhe prezences aktive te Z. Fushaj si President i klubit Vllaznia.

Planet dhe projektet e mia te reja profesionale jane larg Shqiperise dhe nuk lidhen me fatin se kush do te jete president i Vllaznise. Te jete e qarte, interesi im i vetem eshte te shoh Vllaznine te privatizohet sa me pare te jete e mundur, per te miren e sportit te futbollit.

Jo vetem si nje njeri sporti, por edhe si dashamires e tifoz i Vllaznise, me pelqen te rri drejte dhe te flas drejte, siq na kane keshilluar te bejme gjithmone, te paret tone. Gjithashtu, do te vleresoj e rrespektoj njelloj  edhe çdo kandidature tjeter qe mund te ofrohet dhe propozohet per te miren dhe progresin e klubit te futbollit Vllaznia.

Biznesmenet e ndryshem qe i afrohen ose jo futbollit, meritojne respektin e mirenjohjen e te gjitheve edhe per zhvillimin ekonomik qe sjellin ne vendin tone dhe punesimin e bashkeqytetarve. Shume familje sot nxjerrin te ardhurat e tyre ekonomike fale punesimit prane bizneseve te ndryshme private. Jetojme ne nje periudhe krize qe ka perfshire te gjithe boten pothuajse, prandaj per me shume arsye, ato biznese qe rezistojne akoma dhe vazhdojne aktivitetet e tyre, meritojne rrespekt dhe mirenjohje nga te gjithe bashkeqytetaret.

Ne mbyllje, percjell perseri urimet e mija te sinqerta ne drejtim te te gjithe kandidateve te mundshem per privatizimin e Vllaznise, i bindur se çdonjeri qe do te fitoje ankandin, do te kete aftesite dhe kapacitetet per te bere me te miren per klubin tone te zemres. Shpresoj te mos presim me shume se aq sa kemi pritur deri tani  dhe Vllaznia se shpejti te vazhdoje te shkruaje historine me Presidentin e saj.