Skënderbeu zhvilloi ditën e djeshme një ndeshje miqësore. Ndeshje e cila e ndihmoi trajnerin që të krijonte njëfarë ideje mbi lojtarët dhe formën e tyre.

Ekipi korçar arriti të fitonte me rezultatin 2-0 kundër ekipit maqedonas të Voska Sport. Trajneri i korçarëve Ivan Gozdenoviç është i kënaqur me mënyren dhe lojën që zhvilloi ekipi i tij, por ndihet i pakompletuar.

“Ishte një ndeshje relativisht e mirë, sidomos në pjesën e parë. Ekipi është OK nga ana fizike dhe në këtë test të parë mendoj se kemi bërë mirë. Një pjesë e lojtarëve të afruar kanë filluar të përshtaten me skemat dhe grupin. Në këtë moment, nuk mund të dalë në asnjë konkluzion, pasi do të kemi ende nevojë për kohë që të vlerësojmë si duhet lojtarët.

Mund të them se ekipi ende nuk është gati, pasi nuk jemi kompletuar. Janë 4-5 lojtarë që duhet të na bashkohen, që të jenë një vlerë e shtuar për ne”, ka thënë Gozdenoviç për shtypin./newsport/