Pak kohë më parë Fed erata Shqiptare e Bas ketbollit ndërmori disa ndryshime drastike për sezonin 2023-2024, duke nisur që nga formula e kampionatit, te kufizimi i lojtarëve të huaj, për të vijuar me tarifat e regjistrimit të basketbollistëve dhe deri te Liga Unike e detyrueshme. Sjella dhe vendimi i FSHB-së për këto ndryshime nuk është pritur mirë nga të gjitha ekipet. Presidenti i Teutës, Arqile Gorea, i cili njihet si një zë i fuqishëm opozitar për sa i përket funksionimit të basketbollit në Shqipëri, në një intervistë për “Panorama Sport” ka komentuar vendimet e fundit të marra në sportin e koshit.

Gorea edhe një herë tjetër nuk i kursen akuzat ndaj federatës, teksa kërkon që për këto vendime duhen pyetur edhe klubet, të cila janë protagonistët kryesorë. Gorea i quan me bazë politike dhe preferenciale ndryshimet e bëra nga ana e FSHB-së, ndërsa rritjen e tarifave e konsideron si kulmin e hipokrizisë nga ana e federatës, së cilës i kërkon të bëjë transparencën e pasqyrës financiare. Kreu i durrsakëve thotë për presidentin Avni Ponari se duhet të respektojë basketbollin ose në të kundërt të japë dorëheqjen.

Z.Gorea, basketbolli shqiptar vjen me ndryshime të shumta për sezonin 2023- 2024. Si i ka pritur Teuta këto ndryshime?

E para më vjen mirë që gazeta juaj po i rikthehet basketbollit, ndërsa e dyta, para disa ditësh lexova një intervistë të z.Ponari për “Panorama Sport” dhe të them të drejtën pritshmëria ime ishte krejt tjetër. Prisja ndonjë lloj ndryshimi esencial dhe me interesa për basketbollin e Kombëtaren. Por ilariteti ka mbetur po ai dhe kjo gjë të them të drejtën të demoralizon. Kur ka ndryshime esenciale, siç është rasti në kalimin në një kampionat të vetëm, në ndryshimin e tarifave që kanë të bëjnë me anën financiare dhe për ndryshime të tjera që janë me peshë për pjesëmarrësit në aktivitete, duhen pyetur edhe klubit apo shoqatat pjesëmarrëse në garë.


Pra po thoni që klubet nuk janë pyetur fare për sa u përket ndryshimeve?

Ajo që të trishton më shumë është se pa asnjë lloj të drejte, pa asnjë lloj atributi dhe merite, mblidhen dhe sillen si padronë, sikur janë pronarët e federatës. FSHB-ja është një shoqatë joqeveritare, bashkimi i shumë dashamirësve të sportit dhe pjesëmarrësve në aktivitetet e basketbollit, të cilët me pasionin e tyre, me sakrificat, me mundin, me shpenzimet e tyre shpeshherë edhe nga kontributet e tyre familjare, kërkojnë t’i japin basketbollit shqiptar një buqetë ndeshjes, megjithëse anemike, pasi kështu është katandisur basketbolli shqiptar.

Pse u bë ky ndryshim sipas jush?

Për këtë duhet të mblidhej asambleja, sepse ne jemi kontribuues. Duhet të na mbledhin, të na pyesin, pra të na marrin mendimin, në qoftë se i duan të mirën basketbollit shqiptar. Por nëse e mendojnë basketbollin shqiptar si pronë dhe duan ta tundin si flamur marketingu, atëherë kjo është pjesë e një niveli të ulët. Unë vetëm një gjë kërkoj, që të mblidhet asambleja dhe njerëzit të thonë atë që mendojnë. Asambleja ka votë dhe kjo është mënyra demokratike, pra si të vendosë shumica, ashtu le të bëhet.