Vllaznia behet me sponsor te ri. Kuptohet qe eshte nje nder bashkepunetoret e kuqebluve per sezonin e ri, pikerisht ai qe do te furnizoje ekipin e pare por edhe ato te Akademise me ujin e pijshem. Ja njoftimi i klubit shkodran per kete gje:

“Acqua Julia” do të jetë sponsori më i ri i KF Vllaznia për sezonin e ri futbollistik 2023-2024.

Presidenti i KF Vllaznia z.Alban Xhaferi dhe administratori i kompanisë “The Water Co” z. Alban Kasa, kanë nënshkruar në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” marrëveshjen njëvjeçare të bashkëpunimit për t’i ofruar Klubit të Futbollit Vllaznia ujin e pijshëm të markës së njohur “Acqua Julia”.

Me këtë rast falenderojmë drejtuesit e kompanisë “The Water Co” për mbështetjen dhe kontributin e tyre!

Në këtë fillim sezoni sportiv, KF Vllaznia do të mbetet gjithmonë e hapur për të gjitha bizneset të cilat dëshirojnë të reklamojnë markat e tyre ne interesin reciprok.