Ernest Gjoka ka ndarë me ndjekësit në profilin e tij në Instagram, një kujtim nostalgjik lidhur me kohën në të cilën trajnonte skuadrën arabe Ohod Al-Medina, e cila mbetet dhe skuadra e fundit me të cilën ka punuar.

Me një CV të pasur, ku ka udhëhequr skuadra si Apolonia, Kamza, Tomori, Flamurtari, Kukësi, Vlllaznia dhe Shkëndija, duket se Gjoka është i etur për t’u rikthyer sërish në rolin e trajnerit.

Kujtojmë që kulmin e tij në Shqipëri, ai e arriti me skuadrën verilindore ku u shpall dhe kampion në sezonin 2016/17, ndërsa përsëriti të njëjtin sukses më Shkëndijën në kampionatin maqedonas në sezonin 2020/21./newsport/