Klubi i Futbollit Vllaznia eshte nje Shoqeri Aksionare ne pronesi te Bashkesise se Shkodres. Si rrjedhim, ajo mbahet me te ardhurat nga taksapaguesit e qytetit tone. Ne kete menyre, drejtuesit e Bashkise duhet te shfrytezojne e perdorin ato te ardhura ne ndihme dhe sherbim te banoreve te rrethit tone te Shkodres dhe jo per te mbajtur e paguar te huajt e botes.

Faktet dhe shembujt e administrimit te Klubit Vllaznia nga Bashkia gjate gjithe ketyre viteve, tregojne se pjesen me te madhe nga te ardhurat ekonomike e kane perfituar dhe vazhdojne ta gezojne te huajt e ardhur nga shtetet apo qytetet e tjera, nderkohe qe djemte e rrethit tone te Shkodres detyrohen te largohen dhe te marrin rruget per te kerkuar e gjetur fatin e tyre larg familjeve dhe vendlindjes se tyre.

Kerkesa dhe deshira e sportdashesve te Vllaznise per rezultate pozitive dhe per te pare perseri skuadren e zemres ne eliten e futbollit shqiptar, jane arsyet e vetme te cilat shfrytezohen dhe perdoren nga drejtuesit e Bashkise  per miratimin e fondeve dhe perdorimin e tyre per te afruar e paguar lojtare, trajnere e dirigjentè te huaj.

Pa dashur te zbeh vlerat e sportit te futbollit, pjese e te cilit jam shpirterisht e profesionalisht i dedikuar, deshiroj te kujtoj e shpreh qe problemet serioze jane te tjera ne jeten e bashkeqytetarve tone. Kerkesat dhe shqetesimet e verteta te popullit tone te Shkodres jane ato per permisimin e sistemit shendetesor, ate arsimor, per reduktimin e papunesise, eliminin e kriminalitetit, zhdukjen e korrupsionit etj.

Atehere, pse nuk pretendojme te veprojme njelloj si ne futboll, ashtu edhe ne fushat dhe rastet e permendura me siper, te cilat lejne shume per te deshiruar edhe pas tridhjete viteve demokraci. Meqenese duam rezultate edhe tek ato, pse nuk kerkojme te punesojme te huaj edhe ne vend te politikaneve, punonjesve apo funksionareve te Bashkise?  Si do te ndiheshin ato vete, sikur t’i  zevendesonim me te ardhur nga Afrika, Brazili, Gjermania, Serbia etj? E imja eshte ironi, kuptohet qe nuk e mendoj me te vertete nje gje te tille. Qellimi im eshte qe te percjell tjeter mesazh, siç u shpreha me lart.

Te ardhurat nga taksapaguesit e qytetit tone duhen administruar e perdorur vetem ne sherbim dhe per te miren e bashkeqytetarve tone dhe jo atyre te huaj, me gjithe respektin qe kam per ato, te gjithe. Keshilli Bashkiak, siç e ka forcen per miratuar fondet, njelloj duhet ta kete edhe per te vendosur kriteret dhe kushtet qe ato te perdoren vetem ne sherbim te banoreve dhe taksapaguesve te rrethit te Shkodres.

Deri ne momentin e privatizimit, rezultati me i mire dhe i drejte per Bashkine tone do te ishte punesimi i sa me shume djemve te qytetit e rrethit te Shkodres. Kjo do  do te kishte ulur ndjeshem edhe kostot dhe shpenzimet ne favor te arkave te klubit, gjate gjithe ketyre viteve (Per arsye se rrogat do te ishin me te ulta dhe nuk do te paguhej asgje per qirate e shtepive dhe te ushqyerit neper restorante, siq veprohet per te huajt).

Permes kursimit dhe administrimit te drejte, tjeter rezultat i mrekullueshem do te ishte rindertimi dhe funksionimi i akademise se Vllaznise pa pagese nga te rinjte dhe femijet. Ne kete menyre, jo vetem do te ndihmoheshin ekonomikisht rreth dyqind familje (duke mos paguar e kursyer çdo muaj), por edhe do te rritej kualiteti dhe rivaliteti i lojtarve te rinj qe mund te afrohen e seleksionohen prane klubit Vllaznia.

(Te ardhurat nga akademia jane rreth pese milion leke te vjetra ne muaj, keshtu qe do te mjaftonte te kursehej qofte edhe nje lojtar i vetem ne skuadren e pare, per te realizuar nje gje te tille, ne dobi te rreth dyqind djemve dhe familjeve te qyetit tone).

Gjithashtu, edhe pse me pagesa shume me te ulta se ato te skuadres se pare, tjeter rezultat pozitiv do te ishte edhe lidhja e kontrates me çdo lojtar te skuadrave U18 dhe U17 te Vllaznise. Keshtu, jo vetem qe do te ndihmoshin e shperbleheshin djemte tone per mundin dhe sakrificat e tyre, por edhe Klubi Vllaznia do te pasurohej me shume duke investuar dhe pasur nen pronesi rreth pesedhjete lojtare te rinj.

Sebashku me shembujt me siper, tjeter administrim i drejte dhe largpames i klubit te Vllaznise do te ishte edhe perdorimi i te ardhurave nga taksapaguesit shkodrane per permisimin dhe ndertimin e strukturave dhe fushave te reja sportive, pa te cilat nuk mund te zhvillohet sporti i futbollit. (Sikur te ishte vepruar qe ne fillim keshtu, sot Vllaznia do te kishte qene klubi me i kompletuar me strukturat e veta  e si rrjedhim edhe me i pasur dhe me vlere shume me te larte).

Nga ana tjeter, ndoshta askush nuk flet apo pretendon, por Bashkia duhet ta kete njelloj per detyre qe t’i kushtoje vemendje dhe te ndihmoje ekonomikisht edhe te gjitha akademite e tjera te futbollit ne qytetin tone, pasi te gjitha ato ofrojne sherbim jo vetem sportiv, por edhe social e kulturor. Fale tyre dhe punes se mrekullueshme qe zhvillojne, sot me qindra e mijra femije dhe te rinj jane te aktivizuar dhe te impenjuar ne sportin e futbollit. Per me teper, shembujt e shumte tregojne qe kampionet te ardhshem te Vllaznise dhe futbollit shqiptar po rriten e formohen fare mire edhe prane atyre, jo vetem tek akademia e Vllaznise.

Ne kete menyre mendoj se eshte e drejte dhe e duhur qe te funksionoje Klubi i Futbollit Vllaznia nen drejtimin e Bashkise deri ne momentin e privatizimit. Me pas, kuptohet qe eshte Presidenti ai qe vendos te beje e investoje çfare te doje me pasurine e vet. Deri ne ate moment, mendoj se drejtimi dhe administrimi me i drejte eshte ne rrugen dhe formen qe u shpreha.

Shembujve me siper mund t’i shtohen edhe shume te tjere. Personalisht, kur une isha ne rolin e Drejtorit Sportiv tek Vllaznia, kam propozuar e provuar edhe t’i realizoj ato, por siç duket shkoja ne kundershtim me sistemin qe mbreteron atje, i cili shume shpejt me detyroi te distancohem e largohem perseri nga çdo gje e shtrenjte e imja, familja, vendlindja dhe skuadra e zemres.

Eshte e vertete, si profesionist kam qene i vetedijshem qe nuk mund te arrinim rezultate te medha menjehere, duke u bazuar vetem mbi lojtare dhe trajnere nga rrethi i Shkodres, por isha i bindur qe shume shpejt do t’i dhuronim jete nje clikli shume vjeçar tek Vllaznia qe do te na kishte bere te ndihemi te lumtur dhe krenare me djemte tone te Shkodres.

Bindja ime e plote ishte e lidhur me shume faktore, gjate periudhes se punes time tek Vllaznia. Per me qarte: Ngjitja e Vllaznise B ne Kategorine e Pare ne ate periudhe (duke na bere klubin e pare ne Shqiperi me dy skuadrat A dhe B njekohesishit ne dy kategorite profesioniste), titujt kampione te Shqiperise me skuadrat e moshave U18 dhe U16, pjesmarrja ne Uefa Youth League me skuadren U18 per here te pare ne historine e futbollit shqiptar, rritja ndjeshem  e numrit te lojtarve te thirrur prane kombetareve te moshave te shqiperise dhe atyre rajonale, nga pesedhjete kontrata te lidhura ne vitin 2017 vetem dy te huaj dhe te gjithe te tjeret nga rrethi i Shkodres, projekti per ndertimin e nje fushe sportive permes nje fondi te UEFA-s, etj etj, ishin arritjet dhe shenjat e para pozitive qe tregonin se po ecnim ne rrugen e duhur dhe te mbare.

Rezultate te tilla si me siper i deshiron dhe enderron çdo klub edhe jashte Shqiperise, per me teper kur ato jane te realizuara me produktin e vet, me trajnere dhe lojtare te rritur e formuar ne akademite e qytetit.  Neve na ka falur Zoti te pasur ne Shkoder, ne kete aspekt, por fatkeqesisht nuk mundemi apo ndokush nuk do qe ne te mbajme afer e shijojme djemte tone prane shtepive tona.

E kam per nder te rrefej qe zemra dhe mendja ime behen bashke ne besimin, vleresimin dhe rrespektin tim ne drejtim te futbollisteve dhe trajnerve shkodrane. Forca e Vllaznise dhe e qytetit tone jane vetem djemte tone dhe njerezit e mire. Ato nuk kane munguar dhe nuk do t’i mungojne asnjehere Shkodres. I lumtur e krenar te jem nje nga ato.