Jo pa qellim po e nis shkrimin tim me kete titull. Ka disa dite, qe ai po shigjetohet nga disa segmente enigmatike per ndeshjet kualifikuese. Ky eshte futbolli, nganjehere do dhe fat. Dihet niveli I vajzave tona ne arenen nderkombetare, por ama ne shqiperi jemi kampione absolute.
Pra zoti Matija duhet pergezuar per çka i ka dhene futbollit shkodran. Ky emer I shquar ne drejtim te vajzave tona, perfaqeson “Vllaznine”, e kurre segmente te caktuara qe mendojne ndryshe.
Ai me financat e tija ka krijuar nje skuader model e historike me vajza kampione, qe do mbese “embleme” e futbollit shkodrane e atij shqiptare ne shume dekada. Ky emer I shquar, I thjeshte, kembengules, e “karizmatik” ne misionin e tij, perfaqeson njeriun vital qe I ka munguar Shkodres tone ndaj ai duhet respektuar e jo shigjetuar.
Ai ne 10 vite pjesemarrje, i ka sjelle Shkodres 10 tituj kampione. Çka se ka bere futbolli I djemve qe nga 1930, qe ka arkivu vetem 9 tituj ne 84 kampionate, kjo nje paradoks me vehte.
Pra zoti Matija duhet te respektohet e jo te “shigjetohet’, nga enigmatiket, e dashakeqet ndaj skuadres tone kampione. Kjo skuader embleme, sezonin e kaluar dergoi futbollin shkodrane ne histori, ne grupet e Champions League, sot papritmas shigjetohet!!!
Une them se nuk u duhet dhene rendesi, enigmatikeve, se kaq eshte niveli tyre. Njeriu I drejte e i ndershem, del perballe, e pa ju trembe syri jep mendimin e tije!
Nje fjale e urte thote: Pema qe ka kokrra gjuhet, por dhe embelsira mbahet ne goje. Pra per mendimin tim, zotni Matija eshte embelsia dhe krenaria e Shkodres e respekti I saj. Pra une them se ai eshte mbare, e I uroj suksese vajzave tona kampione, krenaria e Shkodres. Respekte vajzave tona!