Në vigjilje të javës së 14-të, e pesta e fazës së dytë, të gjitha ekipet janë në kërkim të rezultateve pozitive për të mos humbur ritmin në raport me rivalet. Është pikërisht momenti për të bërë shkëputjen e kryesueseve apo edhe të ekipeve të mesit të tabelës nga zona e rrezikut.

Penalltitë janë një faktor i rëndësishëm në ndeshje. Me anë të një vëzhgimi, “Panorama Sport” sjell edhe klasifikimin sa u përket ekipeve me më shumë 11-metërsha në favor edhe të skuadrave me më shumë penallti kundër tyre.

Bie në sy, që në 13 javë, Tirana nuk ka asnjë penallti në favor. Kukësi e kryeson këtë listë me 5 të tilla, i ndjekur nga Laçi me katër pro. Partizani dhe Teuta kanë marrë nga 3 në favor, ndërsa Vllaznia, Kastrioti, Skënderbeu dhe Bylis kanë respektivisht nga një pro.

Penalltia qe Vllaznia ka fituar ne keto 13 jave eshte ajo e marre nga braziliani Victor da Silva ne ndeshjen ndaj Tiranes ne Shkoder per pengim ne zone e tij dhe qe u shnderruar ne gol nga Herald Marku.

Në 13 javët e zhvilluara, Partizani, Kastrioti, Bylis dhe Skënderbeu kanë respektivisht nga tre penallti të dhëna kundër tyre. Bardhebluve të Tiranës u janë akorduar dy kundër. Gjysma tjetër e skuadrave, Kukësi, Teuta, Laçi, Apolonia dhe Vllaznia kanë regjistruar vetëm nga një në disfavor.

Penalltia qe eshte dhene kunder Vllaznise ne keto jave ka qene ajo ne ndeshjen ndaj Kukesit ne Shkoder ne fazen e pare ne Shkoder, per prekje te topit me dore nga Gurishta dhe qe u shnderrua ne gol nga Ibrahimi.