Ish-futbollistët kampionë të Vlllaznisë të para 20 e sa viteve janë të mendimit se tani kjo skuadër është e denjë për të kthyer trofeun në Shkodër. Pavarësisht se ato kërkojnë që skuadra të jetë me këmbë në tokë dhe të vijojë me këtë rritëm. Një prej tyre është edhe  mesfushori-sulmues Altin Xhahysa. Ai beson tek puna që  ky grup me stafin teknik me në krye tekniku Brdariç po bën pa u ndalur.

Vllaznia duket se e nisi këtë vit aty ku e la?

Vllaznia arritur që jo vetëm të na kënaqte në pjesën e parë sezonit deri për vit të ri, po më vjen mirë që ekipi e nisi pikërisht aty ku e la duke marrë një fitore dhe për më tepër me lojë bindëse vitin e ri.

Si e shikoni veprimet e teknikut edhe në takimin e fundit ndaj Teutës?

Fitorja ndaj Teutës ishte shumë e rëndësishme në shumë aspekte. Por mendoj se Vllaznia fitoi edhe në aspektin taktik të gjërave. Trajneri Brdariç e shikon me shumë vëmendje takimin dhe ajo që konstatoj është se ai gjithmonë di që të organizojë ekipin. Në takimin  e fundit nuk u mor vesh nëse ishte Teuta me 10 apo ishte ekipi ynë me 10 lojtarë dhe këtu është merita e padiskutueshme e trajnerit. Ardhja e këtij trajneri ka qenë gjetja më e mirë e kësaj Vllaznie. Ajo që shikoj unë në ndryshimin e Vllaznisë nga vjet në këtë takim, është fakti se ajo vjet ka dalë 20 herë në gjithë takimet para porte ndërsa kjo e sotmja del 20 herë në takim.


-Tekniku Brdariç shpreh shumë besim tek formacioni iI parë por në veçanti edhe tek portieri…

Kjo është e drejtë, pasi rezultatet të japin atë besim. Bën mirë tekniku që jep një mbështetje edhe për portierin. Ai ka nevojë për këtë mbështetje. Duhet thënë se edhe portieri po bën mirë punën e tij. Mbrojtja fillon që në sulm dhe mbaron tek portieri, e kundërta thuhet për sulmin. Si luan kjo Vllazni, ardhja e një sulmuesi tipik jo se janë të këqinj këto që janë, por duhet edhe një që të jetë një forcë më shumë.

-Pozitive që nuk u ndërpre kampionati në këtë periudhë?

Fillimi I kampionatit me vonesë ishte një gjë pozitive për Vllazninë. Ne duhet që të shfrytëzojmë edhe problemet e ekipeve të tjera. Nëse Vllaznia vijon me këtë harmoni brenda saj, edhe e ardhmja do të jetë pozitive.

– Vllaznia për 90 minuta e më tepër është sa në sulm në mbrojtje, cili është çelësi i suksesit?

Ajo që shikoj tek kjo Vllazni është freskia fizike. Për më tepër trajneri Brdariç I kërkon ekipit të tij më tepër të lodhin topin sesa të lodhen vetë. Topi është në këmbët e kuqebluve për gjatë gjithë kohës. Lojtarët nuk lodhen me topin në këmbë dhe po lodh kundërshtarët.

– Si i shikoni sulmuesit e Vllaznisë?

Mund të them se të gjithë afrimet janë shumë pozitive. Këtë mund të them edhe për sulmin. Pozitivja tek Vllaznia është grupi dhe jo individi. Mënyra e lojës është e tillë që Vllaznia është  

-Kukësi nuk është në momentin më të mirë të tij, duhet që të përfitojë Vllaznia nga kjo?

Kjo s’ka lidhje, pasi ishte Vllaznia në momentin më të mirë të saj dhe u mund në Shkodër nga Kukësi. Vllaznia do të ketë edhe ajo një moment jo të mirë. Por pikët e grumbulluara deri tani të japin të drejtën edhe për të gabuar. Por ne kemi pikët në dispozicion që na lejojnë që të luajmë më lirshëm se Kukësi. Nëse atyre I duhet vetëm fitorja, neve mendoj unë edhe barazimi nuk na prish aq shumë punë. Ne duhet që të vazhdojmë me këtë qetësi.

– Më mirë një Vllazni me tifozë apo pa tifozë?

Tifozët e Vllaznisë kanë një gjë tejet positive se nëse luan, ato të mbështesin. Këtë Vllazni, edhe nëse nuk do të ishin të gjithë këto rezultate mund të them se kjo skuadër do të ishte duartrokitur dhe mbëshetetur shumë.