Gilman Lika mund të jetë futbollisti më i ri i Skënderbeut. Ish-kapiteni i Vllaznisë prej disa muajsh është pa skuadër, qysh pas largimit nga ekipi i vendlindjes.

Së fundmi, për shërbimet e 34 vjeçarit ka pasur interes nga Apolonia, por lojtari nuk ka rënë dakord me te për kushtet financiare te kontrates duke i kthyer pergjigje negative.

Duket se korçarët e Ahmataj kanë gjetur gjuhën e përbashkët me sulmuesin anësor, për ta rikthyer sërish Likën në Korçë pas 7 vitesh.

Ende asgjë zyrtare, por festa e 34 e ditëlindjes sot mund të sjellë një dhuratë special për shkodranin, megjithate duhet pritur.

Ai vete eshte shprehur se nuk ka nder mend te levize nga Shkodra per diçka jo te mire dhe tashme duhet pare oferta e Skenderbeut nese do te arrije ta binde ish- kapitenin e Vllaznise apo jo.