Tuesday, February 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Luan Shpuza/ Kur klubet kthehen në pronë familjare, dështimi i...

Opinion nga Luan Shpuza/ Kur klubet kthehen në pronë familjare, dështimi i futbollit është i pashmangshëm

Kur fëmijët e presidentëve sillen si pronarë të siglave dhe të klubeve që kanë bërë histori në futbollin shqiptar, dështimi nuk është larg. Dështim si në buxhet, ashtu edhe në profesionalizëm. Kur nuk u besohet profesionistëve në anën teknike, menaxheriale dhe në ecurinë sportive të klubeve, pasojat janë të pashmangshme.


Shembuj si Tirana, Flamurtari apo Skënderbeu tregojnë qartë këtë realitet. Faji kërkohet gjithmonë te trajnerët, të cilët shpesh nuk kanë asnjë përgjegjësi reale në rrugëtimin e gjatë të kampionatit. Askush nuk pyet për arrogancën e djemve të presidentëve, të cilët formojnë ekipet sipas qejfit të tyre dhe sjellin shpenzime të dyfishta nga arkat e klubeve.

Akademitë kanë dështuar, sepse nuk prodhojnë lojtarë autoktonë të klubit për tregun, lojtarë që mund të mbushnin arkën e klubit. Të rinjve nuk u jepet minutazh, ndërsa drejtorët teknikë kthehen në kukulla pa fuqi reale vendimmarrjeje në këto klube. Sot, akademitë po mbushen me lojtarë të huaj (kryesisht afrikanë), duke çuar drejt mbylljes së tyre kudo.

Dështim 100%, një fatkeqësi për futbollin shqiptar dhe kosovar. Presidentë të nderuar, tifozët nuk duhet të lejojnë që siglat e klubeve të trajtohen si plaçkë personale. Ju jeni vetëm përkohësisht në krye të një klubi që ka histori në futbollin shqiptar dhe kosovar.

Prandaj, largojini djemtë nga menaxhimi i parave tuaja, të cilat po humben dhe shpërdorohen për kapriçot e “kalamajve”. Në këto raste duhet të ndërhyjnë shoqatat sportive, tifozët ultras dhe bashkitë e qyteteve, sepse sigla i përket gjithë qytetit, jo presidentëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments