Veleçiku po vijon pergatitjet per sezonin e ri futbollistik nderkohe qe prej dy ditesh eshte bashkuar ne stervitje me te edhe sulmuesi i njohur Arenc Dibra. Nga sa mesohet, ai ka rinovuar kontraten me koplikasit dhe eshte vene menjehere ne dispozicion te trajnerit Smajli.
32 vjeçari eshte nje lojtar me shume pervoje i cili gjate karrieres se tij ka provuar te veshe edhe fanellen e Vllaznise, eshte kerkuar nga ana e trajnerit qe te jete ne skuader edhe per sezonin e ri dhe ne fund palet kane gjetur akordin duke hedhur firmen ne kontrate.
Perpara Dibres, ne fakt e njejta gje eshte bere nga drejtuesit e Veleçikut edhe me lojtaret e njohur si kapiteni Besart Çokaj, apo dhe Arsen Banushajn, Izmir Balajn, Samet Bajrin, Elvis Rustemajn, Brajan Shekajn dhe Amarildo Kaçajn.
Skuadra per momentin duket e kompletuar dhe te pakten nga burime prane skuadres behet e ditur se nuk pritet ardhja e ndonje lojtari tjeter. Synimi i Veleçikut edhe ne sezonin e ri do te jete ngjitja ne kategorine e pare, por kjo nuk do te jete e lehte sepse do kete nje rivalitet te madh.
Koplikasit duken te vendosur per te tentuar fort deri ne fund dhe per kete arsye po mundohen te krijojne nje skuader te forte. Me marrjen edhe te Arenc Dibres eshte plotesuar edhe reparti i sulmit./SHKODRA-SPORT.COM/