Vllaznia e volejbollit te femrave pritet te nise nje sezon konkurrues ku fale nderhyrjeve ne merkato te presidentit Zekja, kane ardhur edhe disa lojtare te huaja te cilat e kane rritur shume forcen e skuadres. Por nga ana tjeter, nga rradhet e saj ka patur edhe largime.

Gazeta “Shkodra Sport” edhe perpara disa kohesh ka publikuar lajmin se nje nga pikat me te forta te Vllaznise, pikerisht liberoja Stela Kiri, ishte shume prane kalimit tek ekipi i Tiranes dhe kjo gje tashme eshte zyrtarizuar.

Ka qene vete volejbollistja shkodrane ajo qe ka postuar se fundi edhe nje foto me fanellen e Tiranes dhe prane logos se ketij klubi. Nje largim i tille ne fakt nuk eshte mirepritur fillimisht nga trajneri i Vllaznise Besnik Lisha, por me pas ai u pat shprehur se eshte e drejta e çdo sportisteve per te bere levizjet qe ajo mendon.

Dhe ne kete menyre, Kiri e ka bere zgjedhjen e saj teksa ne sezonin e ri do te luaje per Tiranen, skuader e cila ashtu si Vllaznia do te jete ne gare per titullin kampion, bashke edhe me Skenderbeun kampion ne fuqi, Partizanin dhe ndonje ekip tjeter.

Stela eshte nje nga liberot me te mira aktualisht te kampionatit shqiptar, njekohesisht edhe anetare e ekipit tone kombetar dhe si rrjedhoje konsiderohet nje perforcim i rendesishem per Tiranen dhe njekohesisht nje humbje jo e vogel per Vllaznine ne rrugen e saj te pretendimeve./SHKODRA-SPORT.COM/