Humbja në javën e parë të kampionatit ndaj Luzit 2008 me rezultatin 1-2 ka rezultuar fatale për trajnerin e Flamurtarit, Dritan Resuli. “Panorama Sport” mëson se kjo disfatë është përjetuar shumë keq te kuqezinjtë, teksa trajneri ka takuar lojtarët pas përfundimit të takimit dhe iu ka komunikuar se nuk do të jetë më “timonieri” i Flamurtarit.

Mësohet se ky vendim është marrë në një presion të madh psikologjik, pasi Resuli ka pasur përplasje edhe me drejtuesit gjatë ditëve të fundit. Ngelet për t’u parë në orët e ardhshme nëse ky vendim i teknikut vlonjat do të marrë aprovimin e administratorit Idrizi.

Situata në Vlorë duket kaotike, teksa përplasjet kanë qenë të vazhdueshme veçanërisht për merkaton. Largini i trajnerit Rssuli padyshim qe do te kete ndikimin e vet sepse skuadra eshte ndertuar pikerisht sipas shijeve te tij.

Largimi i ketij trajneri vetem pas javes se pare te kampionatit shpjegon qarte presionin e madh qe eshte ne Vlore dhe kuptohet qe edhe trajneri i ri i cili do te zere vendin e tij, do te ndodhet shume shpejt ne nje situate te tille.