Pra mbyllet dhe seriali i takimeve ne mes Vllaznise dhe Partizanit per kete sezon futbollistik. Kater ndeshje per kampionatin kombetar dhe dy per Kupen e Shqiperise, gjithsej gjashte. Pak si shume, por keshtu eshte ndertuar skema e kampionatit, perderisa vazhdohet te luhet me 10 ekipe, gjasme si Superiore.

Dhe te vijme tek titulli i opinionit. U krijue pershtypja se Vllaznia ne kete sezon futbollistik gjithçka do ta zgjidhte ne perballjet me vetem me Partizanin, si fatin e titullit kampion, fatin e trofeut te Kupes dhe mbi te gjtha pjesmarrjen ne kupat e Europes.

U harruan komentet per duelet jo me pak, te rendesishme si me Laçin apo Kukesin, se ato me Tiranen per nga tradita jane quajtur edhe si “derbi” te kampionateve kombetare, pak diskutohet.

Ndoshta dhe vete ky ballafaqim Vllaznia dha nje drite jeshile kur ne 6 ndeshje fitoi dy dhe barazoi kater (dy fitoret me trajnerin Brdariç), por me fukarallek golash.

Pra edhe me takimin e fundit ne “Loro Boriçi” shpresohej tek nje fitore e Vllaznise, duke pas mbeshtetjen e tifozerise qe u rikthye per te mos hapur diskutimet se tifozeria ishte “tradhetuar” me klubin 102 vjecar. Por rruga per te arrite ne vendin e trete, ishte me e asfaltuar per Partizanin, pasi ne Shkoder tregoi se ballafaqimet ne mes ketyre dy ekipeve, qe kishin hyre me pretendime per titull apo kupe, nuk do te kalojshin pa sjelle edhe supriza.

Sidoqofte barazimi pa gola ne Shkoder dhe pika e fituar nga Laci me Kuksin ne diten e inagurimit te stadiumit te Kuksit, vendin e trete do te perfitoje kush do te gaboje me pak ne javet e mbetura. Por Vllaznia edhe pse per momentin nuk mund te siguroje Europen, ajo e shansin e dyte bile me te sigurt se Partizani, pasi do te luaj finalen e Kupes se Shqiperise me Laçin.

E ky shans qe i perseritet per te dytin vit rresht, eshte gjithçka i mundshem, duke patur si firme te pare doren e trajnerit Elvis Plori. E deri tek finalja Vllaznia – Laçi, trajneri Plori do te kete rregjistruar fitoren e pare ne
javet ne vazhdim te kampionatit, per t’i dhene skuadres besimin se Kupa nuk mund te arshivohet vetem me barazime, shtesa e penallti, por pa dyshim edhe me fitore.

E nese kjo do te behet realitet, Vllaznia duhet te rikthehet ne pretendimet e sezonit te kaluar, ku dyshja Brdariç – Plori, me mbeshtetjen e presidentit te Vllaznise z. Xhaferi i rikthyen qytetit te Shkodres futbollin e saj dhe e ngriten ate me nje dore magjike.

Pra rruga per ne Europe eshte me lehte per Vllaznine sesa per Partizanin pas atyre gjashte dueleve, pak si te rendomta per nga numri, duke i kthyer ato si play-off ne basketboll, ku edhe trajneri i mirenjohur i Premier League Guardiola “u lodh” me kater takimet me Liverpulin per kampionat e kupe, ndaj i krahasoi ato ndeshje si ndeshje play-off-i ne basketboll.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 24.04.202