NE VEND TE HUMORIT
NE ÇATI KA HYP GJELI
KA PAS THENE ISA TELI
Mbasisi jane zbutur gjakrat tek Partizani, ndonese shija e hidhur e humbjes do te mbetet gjate, mendova se ka mbetur per te thene diçka ndaj reagimit te kuqeve qe kaloi etiken sportive.
Reagimi i Partzanit mbas humbjes me Vllaznine ne zemer te kryeqytetit ne javen e parafundit te Superiores ku goli i Markut nga pika e 11 metrave zhvleresoi pretendimet per titullin kampion, ka ndezur e elektrizue atmosferen e futbollit shqiptar.
Pra nje 11 metersh qe ishte brenda rregullores se futbollit per ate qe nuk eshte tifoz i semure si zv.kryeministri Braçe, e drejtuesit e Partzanit, pse jo edhe per shume analiste qe i bejne fresk Partzanit, nen shembullin e gazetareve te paguar nga kryeministri Rama.
Kete reagim me shume politik sesa sportiv nuk e ka bere as Interi kur arbitri i ndeshjes Calvarese i dhuroi nje 11 m etersh te paqene Juventusit, pak dite me pare.
Nje 11 metersh gjitenje ngjalle reagime, por te merresh vetem me kete argument, duke erresuar lojen e fitoren e Vllaznine, tregon se mungon arsyeja dhe syte nuk shohin me pertej hundes.
Nuk justifikohet nje humbje apo deshtim me deklarata urretje dhe akuza juridike: NDEKJE penale, PADI ne gjykate, qe terma te tilla pressioni nuk jane te panjohura ne zhargonin e vokubolarit te Gaz Demit kur akuzonte edhe gjyqtarin K.Meta.
Imagjinoni sikur te ballafaqoheshin te gjitha akuzat e presidenteve e trajnereve te klubeve te Superiores ndaj gjyqtareve dosjen jo gjykatat e Shqiperise apo te Hages do te pezullonin dosjet e krimeve te korrupsioneve per t’i bere qefin Gaz Demit e tifozit me te semure qe njeh futbolli shqiptar Erion Braçes, ku fjalori I tij nuk ishte as ne gojen e ish-gjeneraleve te Diktatures qe I benin genocid klubeve te Vllaznise, Tiranes, Kavajes etj me rrembimin e lojtareve dhe nenshtrimin e gjyqtareve.
Nuk besoj se gjykatat shqiptare do t’iI pergjigjen Gaz Demit, kur dosjet ne arshivat e tyre kane probleme me shume serioze se nje 11 metersh e me te akuzuar se per krime e vrasje se Jorgji e Meta.
Shih punen tende o i nderuari Braçe se po hyn ne histori si gaztor I futbollit shqiptar! Lere Partizanin ne qetesine e punen tij se per kete mendon Gaz Demi. Nese padite penale te tij nuk gjejne rruge ligjore per te denuar Jorgjin, Meten etj, me siguri nen shembullin e shokut te tij kryeministrit Edi Rama do te pregatise dosjet per DASH dhe ambasadoret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Bashkimit Europian pasi kane kohe, siç thote juristi Manjani, te merren edhe me te tilla dosje.
Ka thene Gjergj Mullaga ne Shkoder: “Fundi dalt hair ”
NAMIK MEHMETI
FIRENZE
23.05 2021