Ada e Velipojës ka zhvilluar një ndeshje miqësorë me ekipin e Veleçikut të Koplikut. Të dy skuadrat kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionateve respektive për të luajtur këtë miqësore që më shumë shërbeu për të ruajtur ritmin e futbollistëve si dhe trajnerët patën shansin të provojnë të gjithë lojtarët. Takimi në fund është mbyllur në barazim 1-1 me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Ada e nis ndeshjen jo me formacionin e saj më të mirë teksa që nga minuta e parë kësaj here janë edhe lojtarë të stolit. Takimi nis i qetë. Ada e Velipojës luan më mirë por nuk shfrytëzon siç duhet aksionet sulmuese. Megjithatë në minutën e 15-të Pllumaj i vetëm me portierin Dorzaj të Veleçikut arrin të shënojë golin e parë. Nuk vonon shumë dhe pas 2 minutash Veleçiku barazon teksa Çela godet me kokë duke sjellë barazpeshën 1-1. Pjesa e parë nuk ka shumë raste sepse loja më shumë përqendrohet në mesin e fushës. Në pjesën e dytë të dy trajnerët bëjnë disa zëvendësime duke parë edhe lojtarë të tjerë. Në pjesën e dytë cilësia e ndeshjes është më e mirë, por mungojnë golat. Lika për Veleçikun dhe Puka për Adën kanë mundësi të mira për gol por nuk arrijnë të shenjëstrojnë saktë. Në këtë mënyrë sfida mbyllet në barazimin 1-1. Pas ndeshjes të dy trajnerët janë shfaqur të kënaqur me ekipet e tyre. Interesant ka qenë aktivizimi i disa futbollistëve me Veleçikun si Dorzaj, Lika e Grimci të cilët para fillimit të sezonit u provuan tek Ada e Velipojës por pa gjetur rrugën për të bindur drejtuesit e këtij ekipit për të qëndruar aty.Ada-Veleçiku 1-1
Ada: Dërvishi, Tota, A. Puka, Hotaj, Pllumaj, Ferlushkaj, Selmani, Verri, Lifja, Lushaj, Nika Tr: Samuel Nikaj. (U aktivizuan: Murati, Gogaj, Lini, Dalipi, E. Puka, Osja, Ara).
Veleçiku: Dorzaj, Rajçeviç, B. Çokaj, Lopçi, Lami, Miculi, Banushi, Çela, Lika, Grimci, Osmani Tr: Besnik Duli. (U aktivizuan: D. Çokaj, Zymeri, Baci)
Shënues: 15’ Pllumaj / 17’ Çela