Ndoshta nuk je informuar mire për gjendjen shendetsore te futbollistit te talentuar Armando Broja, megjithese tranieri i Chelsea Pochettino dy dite me pare deklaroi se ai eshte ne grumbullim per ndeshjen perballe Manchester City, por nuk eshte vone qe neser ai te kete ftesen tuaj ne grubullimin e kombetares shqiptare për dy ndeshjet e fundit te eliminatoreve te Europianit 2024.

Nuk ta imponoj dëshirën time, ndoshta edhe te mijerave simpatizanteve te Brojes, per ta patur qe neser ne stervitje kete fenomen te futbollit shqiptar dhe anglez.

Trajneri Pochettino qe ka nje perkujdesje te madhe, pse jo dhe nje besim tek aftësitë e dhuntite e Brojes, nuk u zhgenjye prej tij. Nen ritmin e nje ndeshje plot emocione dhe te papritura gjate 110 minutave te saj, me gjithe shtesat e dy pjeseve, ku sulmet e mbrojtjet afronin spektakel shoqeruar dhe me tete gola, 4-4, trajneri i Chelsea, kur Manchester City kaloi ne avantazh 4-3, çoi nga stoli djaloshin e pathyer moralisht nga demtimet fizike, duke i dhene mundesi te kontribuoje per 12 minutat e fundit te kesaj drame emocionale nen ritmin e nje shiu te dendur.

Ne minuten e 89-te u realizua zevendesimi i peste per Chelsea ku Broja, nr 19, zevendesoi Caicedo dhe ne minuten e 95-te ne topin e pare qe ra ne kontakt ne gjysmefushen kundershtare, e zoteroi ate me mjeshtri, por me aq mjeshtri e intuite depërtoi ne mes mbrojtjes se ngjeshur te Manchester City, ku nje nga mbrojtesit i nderpreu sprintin e mbrenda zone duke detyruar gjyqtaria Teylor te tregonte piken e bardhë te 11-metershit.

Palmer per Chelsea nuk gaboi e vendosi shifrat e barabarta 4-4, rezultat ky me se i drejtë. Pra atmosferen e qetesoi ne “Stamford Bridge” per nje moment Armando Broja teksa perfitoi kete 11-metersh dhe padyshim qe perveç autorit te golit nga Palmer ishte dhe Broja qe ndezi ne flakë atmosferen londineze.

Te lutem Mister Sjlvinjo, mos e merr per ofendim kete ftese per Brojen. Duke qene edhe ne stol djaloshi 22 vjeçar do t’i beje nder Kombetares, spektatoreve dhe ju si nje trajner i perkushtuar ndaj uniformës Kuq e Zi.

Nuk asht vone edhe pse eshte shpallur lista e juaj e mirebesuar. Ta festoje edhe Broja ne Tirane triumfin e shumepritur te kualifikimit per ne “Euro 2024” ne Gjermani.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 12.11.2023