Sigurisht qe nuk flas me gjuhen e nje specialisti, por me ato qe kam ndjekur nepermes komenteve, diskutimeve ne shtypin sportiv e sidomos tek gazeta “Shkodra Sport” dhe prononcimeve te trajnereve e stafit drejtues te Vllaznise, them ne bindje se ishte nje nga sezonet futbollistke me te veshtire, qe kur ne krye te Vllaznise u afrue biznesmeni shkodran z. Alban Xhaferi e me te sebashku trajneri kroato-gjerman Bdrariç.

Them nuk u arrit objektivi pasi trajneri i larguar Mirel Josa me stafin tij kishin shpallur objektivin per te fituar titullin kampion ose me se paku Kupen e Shqiperise.

Ecuria e Vllaznise me me shume barazime ne “Loro Boriçi” se fitore, humbjet e perseritura me Egnatian e Erzenin, çka solli dhe largimin e trajnerit te njohur Josa i cili kishte ardhur me nje deshire per te qendruar gjate tek Vllaznia, eliminimi ne gjysmefinaleve te Kupes me nje tjeter emer ne pankine, maqedonasin Sedloski krijuan nje pasiguri edhe ne finishin e Kampionatit, ku kishte mbetur shpresa tek sigurimi i vendit te katert, pra per t’iu gezuar pjesmarrjen ne Kupat e Europes.

Dhe kjo u vendos ne 90′ e fundit te kampionatit kur kete objektiv kerkonte ta realizonte edhe Teuta e shkodranit Edi Martini, por gjate ketyre 90 minutave pat nje enderr edhe Laçi kur fitonte ndaj Kastriotit e Vllaznia per momentin vuante barazimin 1-1 ne Ballsh.

U investua ne kete kampionat kur blerja e sulmuesit te njohur Balaj, ngjalli shpresa dhe u mireprit nga sportdashesit shkodran si asi nen mange, per te shkuar pertej prezantimit te fazes te pare. Hyrjen ne lojen e tij Balaj e shpalosi ne javet e fundit te kampionatit, sigurisht qe ambjentimi e stabilizimi i tij ne formacion kerkonte kohe ne pershtatje me strategjite taktike te trajnereve Josa e Sedloski.

Perfundimisht vendi i katert me nje bilanc satistikor shume kontradiktor ku ne 36 jave te kampionatit u grumbulluan 50 pike pas 13 fitoreve, 11 barazimeve e 12 humbjeve, me goleverazh 39 gola te shenuar shifer kjo e pakenaqshme, po aq e pakenaqshme me golat e pesuar 37.

Trajneri Seldoski ne gjithe kete udhetim te Vllaznise ndihet me i qete nga te gjithe kur ne perfundim te ndeshjes me Bylisin deklaroj se “erdha per te kapur Europen”. Por me shume vuajtje e befasi kur barazon ne “Loro Boriçi” 1-1 me Laçin e fiton jashte fushes me Bylisin 2-1, kapriço keto qe i njeh nje kampionat.

Do ta mbylle kete opinion me nje satistike: Dikush edhe mund te thote se çka kerkon e ku dua te dal ne kete satistike.
Satistikat kane gjithmone vlera dhe nuk duhen injoruar pavaresisht ne ç’periudha jane shenuar.

E pra pas fitores se Demokracise Shkodren, edhe sportin e ka drejtuar Partia Demokratike ku Vllaznia eshte shpallur tre here kampione kombetare ne vitet 1992, 1998 dhe 2001. Plote 22 vite pa mundur per te qene ne krye te futbollit shqiptar, vite keto qe e kane perfshire ne shume trazira ecurine e sportit shkodran, ka seleksionuar tre Kupa Republike ne vitet 2008, 2021 e 2022, 2 Superkupa ne vitet 1998 dhe 2001 dhe shume pjesmarrje ne Kupat e Europes.

Kampionati i sezonit te ardhshem 2023-24 fillon sigurisht pasi te jete analizuar e nxjerre detyra per sezonin qe lame pas dhe ne nje klime tjeter politike ku Bashkine e Shkodres do ta drejtoje e majta, PS e Edi Rames dhe si kryebashkiak qytetari denbaden ne origjine shkodrane Benet Beci i cili ka shprehur gjate fushates elektorale se edhe sporti e ne veçanti futbolli do te kete mbeshtetjen e tij e kjo e ben edhe me bindese akt- marreveshja e nenshkruar para zgjedhjeve te 14 majit ne mes presidentit te Klubit te Futbollit te Vllaznise z. Xhaferi e kryebashkiakut te ri z.Beci.

Dikush mund te thoje se kryebashkiaku Benet Beci ka te tjera ambicje per te realizuar perpara mbarevajtjes se futbollit por nuk duhet harruar shprehja epike se ne Shkoder futbolli eshte FE dhe jeta e ka treguar se kur futbolli ka ecur mbare edhe mireqenia e jetes ka ndjere permiresim e rritje
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 29.05.2023