Bota ulet ne gjunje nga nje “armik” qe nuk njeh dallim a jane shtetet. demokratike, kapitaliste,komuniste, monarki, gjithesekush me hallet e dertet e tyre, me masa nga me te rrepta deri diktatoriale ne levizjen me auto apo ne kembe.
Pra u ndame njeri nga tjetri, duke falenderuar internetin,vwiber dhe WhatsApp ,po arrijme te degjojme njeri tjetrin, te bejme edhe ndonje debat, une jo fort per politiken, por per sportin.

Si kudo edhe ketu ne Itali, Seria A u vu ne karantine bash kur ishin ndeshjet me percaktuese per titullin.
U bene afro dhjete dite qe jam shternguar si te gjthe qytetaret e Firenzes,te zbatoje dhjete porosite e Komunes,duke u distancuar nga kafia e mengjezit, ketu poshte shtepise, nga shfletesimi i perditeshem i gazetave, sidomos atyre sportive.

Nga infarmacionet e Protezione Civile ketu ne Toskana shifrat e infektuareve nga Korona Virus nuk jane shume alarmante ne krahasim me Veriun e Italise,po a ashtu dhe vdekjet.Masat nga per ti ardhur ne ndihme cdo cfaqje te siptomave te koronavirusit jane ne nivelin me te larte.

Qyteti i Firenzes deri para dhjete diteve zhurmonte nga levizjet e qytetareve,pse jo edhe turisteve.Piaza San Lorenzo qender tregtare dhe Merkata Centrale me histori 100 vjecare ngjajne me nje fushe te braktisur si ne ato vende ku nuk ka shkelur kemba e njeriut. Nga dritarja shoh tek tuk ndonje te ri qe perferojne bicikletat te sfidojne per momentin karantinen. Ajo qe po ndodhe ne Lombardi apo Bergomo jane trishtuese dhe shume te rrezikeshme qe mund te afrohen nga mesi i Italise.

Sinjalet e prashimet jane per nje ulje te kurbes se te infektuareve dhe te vdekjeve. Por ne kete jete e atmosfere te trazuar nuk mbetet pa u perfshi edhe sporti. Trajneri i kombetares italiane Roberto Mançini ka deklaruar me pare jeta e njerzeve se futbolli.

Edhe Presidentet e Klubeve nuk po nxitohen te shfaqin egot e tyre e tifozeve per skudeton. Mancini dhe gjithe Italia ishin pergatitur per nje perfaqesim dinjitoz e me pretendime per EURO 2020,per te harruar dramen e dy viteve me pare nga mbetja jashte Boterorit.

Por ne kete situate qee po kalon Italia, sporti as qe diskutohet per momentin te zeje vend ne problemet aktuale te Qeverise Konti,ndonese gazetat e perditeshme sportive kerkojne e gjejne problematika per te diskutuar, ku edhe futbolliste te klubeve italiane jane te infektuar dhe shoket e skudrave te tyre t’i nenshtrohen karantines.
Po ajo qe do te sjelle ne normalitet shoqerine jo vetem italiane por te gjithe globit do te jete sporti ne pergjithesi e futbolli ne vecanti.
Firenze 17 Mars ’20