Ndeshja ne mes Serbise dhe Zvicres, qe perfundoi 3-2 per helvenet, fitore qe kaloi ne fazen e eleminimeve per Kupen e Botes skuadren zvicerane, u luajt jo vetēm ne nje tension sportiv mjaft emocionues, por qe kaloi deri tek tribunat dhe jashte tyre duke marre ngjyra politike.

Dy protagonistet i vuan ne shenjestren e diskutimeve si gjate ndeshjes dhe jashte saj ishin dy emra te njohur shqiptare te Kosoves, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Te krijohet pershtypja se luhet nje ndeshje ne mes shqiptareve e serbeve, duke na e rikthyer vemendjen dhe kujtesen tek takimi Serbi – Shqiperi e zhvilluar ne Beograd me 14 tetor 2014, per eliminatoret e Europianit 2016, qe u be nje objekt diskutimesh qe nga pezullimi i saj e deri tek vendimi i UEFA-s duke i dhenē fitoren ne tovoline Shqiperise 3-0.

Pra siç u zhvillua ndeshja Serbi-Zvicer nepermes shumē replikave dhe deri ne hyrje ne fushe te pankines serbe, nga sharjet e trajnerit Stojkovç ne adrese te Shaqirit pasi ky kishte shenuar golin e pare, tek reagimi i Xhakes pas ngacmimit te pankines serbe, te krijohej pershtypja se ekipi i Serbise ishte i motivuar per hakmarrje ndaj dy futbollisteve kosovare, duke anashkaluar objektivin per te vazhduar betejen per te kaluar ne fazen e eliminimeve. Pra jo vetem nje mohim i tejskajshem i Fair Play, por dhe nje shfrenim deri ne urretje ndaj simboleve shqiptare.

La Gazetta dello Sport i ka kushtuar krahas komenteve teknike dhe nje artikull te gjere per dy protogonistet e kesaj ndeshje, Shaqiri e Xhaka.

“Ata, shkruan gazetari Luca Bianchini, jane peshe ne ekip pasi kane mbeshtetjen e korit te kosovareve nga kane origjinen e tyre. Dhe eshte Shaqiri qe rriti zemrimin e tifozerise serbe kur i gezohet golit perballe tribune ku jane vendosur ato”.

Dhe perveç mposhtjes totale ne ballafaqimin ne fushe, serbet jane ndiere dy here te humbur mbas “gesto grande klase” te Xhakes i cili me ze te forte i ka kujtuar te gjitheve se vleresimi shkon tek trajneri Yakin.

Dhe kjo fitore e vleresuar me noten 7 kundrejt notes 5 te Serbise ka kaluar jehonen nga tifozeria helvete ne stadiumin 974 DOHA, ne Zvicer, deri ne Kosove e ne Shqiperi.

Dhe se bashku me fitoren, flamujt e Kosoves e Shqiperise, simbolet me duar te shqipes dhe ajo skulpture ne mes Shaqirit e Xhakes eshte gjetja me epike qe i dhurohet nje ndeshje futbolli, nuk u mposhten nga hakmarrja serbe.

Zvicera eshte e nderuar me nje kapiten skuadre shqiptar si Xhaka dhe me ne golshenues tipik si Shaqiri. Dhe deri ne vazhdimin e ndeshjeve ne fazen eliminatore te Boterorit Katàr 2022, Zvicra do te kete mbeshtjen e shqiptareve ne katēr anet e kontinentit.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 3.12.2022