Në ndeshjen ndaj Laçit ekipi i jonë i zemrës Vllaznia arriti fitoren e parë së cilës pavarësisht çdo gjëje duhet t’i gëzohemi.
Aja çfarë u interpretu në fushën e lojës jep shijen e nji Vllaznie funksionale në përmirësim të traditës.
Kur them Vllazni funksionale kam parasysh historinë e zhvillimit të ndeshjes që nuk u rrezikua për asnjë moment si dhe mirëorganizimi për të menaxhuar avantazhet e herëmbashershme deri në përfundim të sfidës, plus planit B në shërbim të menaxhimit të rezultatit, elemente këto të cilave duhet t’i gëzohemi të gjithë.
Në funksion gjithashtu ishte edhe Gurishta të cilin e përgëzoj për performancen vendimtare si dhe uroj që tashma ta ketë kuptuar që futbolli luhet në fushë e jo në facebook.
Përsa i përket përmirësimit të traditës kam parasysh që si rrallë ndonjëherë Vllaznia fillon me fitore duke krijuar pak dhe shënuar shumë, gja e cila historikisht na ka sfilitur rregullisht e kjo jep përshtypjen që në fazen sulmuese ka luksin e zgjedhjeve pa fund.
Për t’i shërbyer me shpirt e pa piken e interesit personal më duhet t’i kujtoj stafit dhe futbollistave që:
1- Kujdes nga “puplat” (Kam parasysh që specialistat e shkatërrimit janë me laps në dorë dhe nuk do të mungojnë lajkat apo kritikat tendencioze për t’iu shpërqendruar.
2- Kampionati është i gjatë dhe çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht. Kam parasyshë që fitorja vlen tre pikë pavarësisht skuadrës që keni përballë.
3- Dikush t’i tërheqin veshin trajnerit Brdariç i cili vazhdon të krijojë tencion me reagime amatore të panevojshme.
4- Portierit Zogoviç dikush duhet t’ia shpjegojë që në situata të caktuara të lojës është i domosdoshëm reagimi intuitiv mbasi nën 15 metra portieri me përjashtim të zonës rreth perimetrit të hapjes së tij e humb mundësinë për të arritur topin.
Duke shpesuar që t’i merrni në konsideratë çfarë kam shkrur ma sipër, jo pse i them unë por pse duhet ju uroj punë të mbarë në vazhdim.Para Vllaznia krenaria e jonë.