Nga Namik MEHMETI

Me terhoqi vemendjen nje lajm qe akoma nuk eshte zyrtarizue, se administratori I klubit te futbollit Suad Lici ka dorezuar doreheqjen tek kryebashkiakja Voltana Ademi.

Lajmi me u duk si i papritur, pasi ne kete ripertrirje te stafit te Vllaznise, me sponsor, trajner, drejtor teknik te ardhur per te garantue nje Vllazni dinjitoze, roli e prezenca e administratorit Suad Lici me autoritetin, pervojen dhe kontributin e tij, kam mendue se do te harmonizohej me stafin e ri.

Por kjo terheqje e Licit, pas lenies jashte te ish- kapitenit Lika, me bene me e thane hapur, ashtu siç e perdor populli ne raste te tilla, “nuk don pasha kallaballek”.

Kontributi i Suad Licit pa lene ne nje ane edhe ate te ish- kapitenit Lika, duhet te vlersohen nga kryebashkiakja Ademi, Keshilli Mbikeqyres dhe stafi aktual I Vllaznise, pasi vetem prezenca dhe angazhimi I tyre, ne nje periudhe kur Vllaznia kishte rene nga ne nje kategori me poshte. Atyre iu deshte te merreshin edhe me probleme delikate, kur trajneret e Vllaznise kercenoheshin e viheshin ne pozita te veshtira mbijetese.

Aq sa kam mundur une te informohem nepermjet “Shkodra Sport” e shtypit sportiv dhe vlersimeve te specialisteve te futbollit, ndoshta me nje kordinator tjeter Vllaznia me gjithe ato probleme qe trashigonte ne vite do ta kishte te veshtire te siguronte mbrenda nje edicioni, kalimin ne Superiore.

Fakti qe Lici ndihet jo me ne pozita drejtuese dhe anashkalohet nga stafi aktual, pra ne nje pozicion sa per te firmosur ne bordero per nje shperblim simbolik, ai ka menduar eshte me komod ne punen e tij, ne biznesin qe e ka si tradite familjare.

Por le te presim sesi do te vleresohet nga Keshilli Mbikeqyres doreheqja ne leter e Suad Licit, me gjithese Lici e ka deklarue dorheqjen e parevokueshme.

NAMIK MEHMETI

FIRENZE 20.10.2020