Stadiumet duhet te hapen. Qeveria duhet ta marre masa urgjente te hape stadiumet ne Shqiperi. Qe ne fillim ku ne vendin tone u perhap Covid 19 ato mbyllen pikat e grumbullimeve te njerezve dhe nder to edhe stadiumet.

Do isha i mendimit dhe i qendroj fort kesaj qe qeveria tashme duhet te ndryshoje skeme. Stadiumet ne Shqiperi tashme duhet te jene me tifoze.

Mosprania e tifozeve ka demtuar ekonomikisht edhe klubet, ku dihet se tek nje klub futbolli, te ardhurat qe grumbullon çdo vit i vijne me se shumti nga shitja e biletave per tifozet dhe pastaj nga reklamat e sponsorat dhe te tjera si keto.

Prania e tyre ne arenat tona do e kishte bere futbollin me interesant. Qeveria jone duhet ta marre seriozisht kete çeshtje dhe te kete si shembull Angline e ndonje vend tjeter qe i kane gjetur format e duhura dhe ne fund kane bere te mundur pranine e tifozeve ne stadiume.

Padyshim qe kur sheh nje ndeshje futbolli pa pranine e tifozeve duket sikur nje dasem qe nuk ka dasmore.

Marr shembull ne Shkoder; nese do lejohej hyrja, sa njerez do ishin ne stadium per te mbeshtetur Vllaznine qe eshte ne ditet e saj me te mira? Nuk mendoj se do kishte ndonje vend bosh.
Andi GJURGJEJ