Nga Andi GJURGJEJ

Fitorja ndaj Partizanit me ka lene shije shume te mire per vete menyren se si Vllaznia interpretoi ndeshjen ne fushen e lojes. Emocionet i kam te njejta ne ate perballje edhe pas tre ditesh. Shoh disa here ne dite sekuencat e ndeshjes e sidomos ate te golit dhe ndihem i entuziazmuar.

E them me bindje se te premten ne zemren e kryeqytetit, Vllaznia zhvilloi ndeshjen me te mire te sezonit dhe korri fitoren me te rendesishme te saj.

Ne vetvehte e kisha parashikuar se nese Vllaznia shfaqte te gjithe potencialin e saj atehere do e fitonte ndeshjen sepse ekipi i Partizanit ishte aty e gatshme ne çdo moment per te perfituar nga gabimet e mundshme. Fitorja ndaj të kuqve ishte mese e merituar nga ana e Vllaznise. Kete e thone te gjithe.

Vllaznia ishte e pergatitur per te marre dhe barazimin dhe per pasoje nuk kishte se çfare te humbiste ne ate ndeshje duke bere qe te jepte gjithçka ne fushe. Ato ishin realisht me lart ne loje se sa ekipi i Partizanit.

Ndeshja u fitua nga Vllaznia sepse demostruan loje te forte, grinte, vendosmeri dhe ç’eshte me e rendesishmja deshire per te marre maksimumin nga ajo perballje tejet deçizive e per te qene akoma ne gare e ethshme per fitimin e titullit.

Realisht me pelqeu fakti se si ekipi i Vllaznise dilte ne kundersulme te rrezikshme. Gjithçka niste nga kembet e portierit dhe sulmet merrnin rrjedhe graduale. Repartet kishin nderlidhje perfekte mes tyre, pa harruar ketu dhe kombinimet mes lojtareve qe ishin ato qe bene diferencen ne ndeshje.

Pra me pak fjale, ishte nje ndeshje per mendimin tim e mirekalkuluar deri ne detaje nga trajneri Brdariç për t’i sjelle Vllaznise suksesin më me peshe te ketij sezoni.