Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli me mbështetje të komunës së Suharekës dhe në bashkëpunim me federatën e basketbollit të Kosovës organizojnë ndeshjen memoriale “Agu i Lirisë”.“Agu i Lirisë” organizohet për të përkujtuar pjestarët e skuadrës së Yllit si drejtori Sedat Berisha së bashku me dy fëmijët e tijë Drilonin dhe Dafinën,basketbollistin Bujar Berisha dhe gruan e tij basketbollistën Flora Berisha dhe dy djemtë Vlorianin dhe Edonin ,të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë nga shovinistët serbë. Në këtë ndeshje do të takohen vendasit e Golden Eagle Ylli dhe mysafirët nga Shkodra, pikërisht ekipi i Vllaznisë.Ndeshja do të zhvillohet sot në ora 18:00.Duhet përmendur fakti se marëdhëniet në mes dy ekipeve janë shumë të mira sepse ata edhe në janar kanë zhvilluar një ndeshje miqësore ndërkohë që pak ditë më parë, drejtuesit e Yllit lejuan amerikanin Olivier t’i bashkohej shkodranëve si përforcim në rrugën drejt titullit kampion, ndonëse e kishin nën kontratë. Miqësorja e sotme padyshim që do t’i shërbejë shumë stafit të Vllaznisë në prag të nisjes së ndeshjeve të play off-it.
www.shkodrasport.com